“Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të përbashkët të mbrojtjes”, Moisiu: Bashkëpunimi çelësi për të përballuar çdo rrezik nga Serbia

20 Tetor 2024, 09:38Politika TEMA
“Shqipëria dhe Kosova të kenë strategji të

“Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes”, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu.

Ai thekson në një intervistë për KosovaPress se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi që vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çfarëdo lloj aventure e Serbisë.

“Kam kritikuar edhe qeverinë në Shqipëri dhe atë të Kosovës, pasi duhet të koordinojmë më shumë dhe më mirë. Të kenë një strategji mbrojtjeje të përbashkët si komb.

Duhet të bashkëpunojnë dhe ministritë e mbrojtjes dhe shtabet e përgjithshme, të ushtrisë shqiptare dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës. Në këtë mënyrë ne do të jemi më solid dhe të gatshëm për të përballuar çdo lloj aventure”, thotë ai.


Sipas tij, është e pa imagjinueshme që presidenti serb të mos ketë qenë i kyçur në sulmin terrorist në Banjskë.

“Ai [Vuçiq] është kryetar i shtetit serb. Unë nuk mund të imagjinoj dot se një shtet si Serbia, që është një shtet diktatorial me të thënë të drejtën, se vepron dikush pa e ditur kryetari i shtetit.

Unë këtë nuk e imagjinoj dot. Mund të thuhet çkado, por unë nuk e besoj dot. Ai ka qenë brenda dhe ka dorë në këto gjëra [sulmin terrorist në Banjskë]. Kjo është shqetësuese”, deklaron ish-presidenti shqiptar.


Moisiu përmend ambiciet hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën, megjithatë thekson se dialogu i Brukselit duhet të vazhdojë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Dialogu do të vazhdojë, ajo dihet. Por ata [zyrtarët e Serbisë] kanë qëllimet e veta dhe s’heqin dorë nga ato qëllime. Kam treguar një rast, në vitin 2002, para se të jem president i Shqipërisë kam qenë në Beograd i ftuar në një konferencë.

Atje kam takuar një gjeneral të ushtrisë serbe, duke biseduar me të i thash: Çka keni ju, ç’është kjo ‘Kosovë-metohi’? S’ka metohi, kjo është Kosovë. Ai më tha: Zotëri Moisiu, ne tani jemi larguar në kufi me juve, por avash avash po të afrohemi.

Shiko çfarë mentaliteti kanë ata. Ata kanë ëndërr akoma se Kosova është djepi i Serbisë. Këto janë vërtet ëndrra, të cilat ata i ushqejnë dhe i mbajnë gjallë”, thotë ai.


Ish-presidenti i Shqipërisë thekson nevojën që udhëheqësit në Kosovë të koordinohen me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara, për veprimet në veri.

“Veprimet, politikanët e Kosovës duhet t’i koordinojnë me aleatët tanë, në mënyrë të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, ata na duan pasi ata na ndihmuan që të krijojmë shtetin e Kosovës. Nuk e krijuan shtetin për ta copëtuar, sigurisht. Por edhe ne duhet të dimë si të sillemi. Duhet të koordinojmë veprimet. Kjo nuk do të thotë se do të lëshojmë çdo gjë.

Jo, por duhet të bisedojmë sepse çdo kryeneçësi është në dëmin tonë më shumë. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të shqetësohet por pikërisht unë kritikova jo shqetësimin e saj por mënyrën e veprimit.

Duhet të bashkëpunojmë me aleatë tanë. Duhet të merremi vesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se si t’i zgjidhim gjërat më mirë. Kjo nuk zgjidhet menjëherë, por këtu duhet organizim për të gjetur rrugën e bashkëpunimit”, përfundon ai.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga Shtetet e Bashkuara për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

Këtë vit, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe – në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

12 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Oo ish presidente Moisiu , qe te kene nje strategji te perbashket duhet qe krueministri i Kosoves te mos vije ne Shqiperi te votoje kunder kryeministrit Shqiptar dhe te votoje kriminelat e vendit .kete ju e dini fare mire , qe te mos vine koqevaret ti vene flamenco Shqiperise kur pd ben protestat dhe te mos flasin udheheqesit e Kosoves kodra mbas bregut perudheheqesit shqiptar .Qendroni me kembe ne toke o z.Moisi

    Përgjigjjuni
    1. m
      mara ,sta cercando ca Cara !

      Cfaqini te gjitha komentet mero bazeeeeeee , apo i sherben hapur Armiqeve te Shqiptarise duke treguar karakterin tat prej kurve esadiste Q!!!!!!!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bato

      Faleminderit z president z. gjeneral, per keshillat!

      Përgjigjjuni
      1. P
        PensionistiISH.OFICER I U.P.

        E PARA A.MOJSIU NUK KA QËNË GJENERAL, I JATI PO.z.ALFRED DUKET QË DUHET TË JETË NË 'GJUMË, S.P.S PËR TË BËRË ATË DUHET TË KESH FORCA TË ARMATOSURA,EKONOMI, DHE SHTET.KUR THEM QË ËSHTË NË GJUMË DHHET TA DIJË MIRË SE ÇFARË ËSHTË BËRË ME U.P. E KOHËS SË E NVERIT .SOT zAlfret ushtria ka më shumë gjeneral,koloneI se sa USHTAR PËR NË FRONT.TË DY JEMI ISH OFICER TË U.P. dheBIJ USHTARAKËSH JU I KOM.TË SHT.PËR.U.ANT/FASH. NAC.ÇLIR NDËRSA BABAI IM NJË PARTIZAN SI ATA 70.000.ATA LUFTUAN PËR NJË SISTEM TË RI DHE JO PËR TË SHKATËRUAR USHTRIN.JU zALFRED KENI PËRGJEGJËSI MORALE PO E PO,POR NDOSHTA DHE LIGJORE(sepse nuk ishit injorant)SI ADA TË PAS 1991 DHE DERI NË DITËT TONA TL SOTME.NJË PYETJE ÇFARË KENI BËRË JU PËR TË MBROJTUR ATË ÇU BË PËR 45 VJET Ë USHTRI????PËR MUA ASGJË. ORËT RROGËN NË POSTET NË M.M. DHE SI PRESIDENT. MË SHUMË SE JU KAN BËRË DHE ISH USHTARAK TË NDËSHKUAR QË NJK I U BASHKUAN ORG 'O.U.P.L, QË U BË BASHKËFAJTORE E SHKATËRIMIT TË USHTRIS BASHKË ME PARTIN SËRBO-SLLAVE ,P.D.SH.ME sali berishën në krye dhe ju me ish gjeneralët etjerë që vinin pas parave e PRIVILEGJEVE.ASNJË NGA JU NUK FOLI SA ISHIT NË POSTE, E MOLËT ATËHERE DHE MË TASHMË.KA DHE MË ,PËR PAAFTËSIN TUAJ SI ISH USHTARAK TË LARTË TË KOHËS PARA1990.JU NUK E MBROJTËT USHTRIN NGA SHKATËRIMI.A MUND TË MË THONI SE KUR QUHET USHTRI DISA FORMACIONE USHTARAKE?JU I VUTË 4 DHJETORIN DITËN E KRIJIMIT TË USHTRIS.HABI,ÇUDI, APO DASHAKEQËSI?????KA DHE MË POR KUJ PO JA THEM????

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani

          Z . Moisiu shume bukur ke folur , por a e di pse Serbia eshte e forte? JA pse . Eshte shtet me rradhe Te pare ku pozita dhe opozita mund Te perleshen pet shume gjera por kur vjen puna per strategji kombetare jane nje bashke nacionalist e patriote . Harxhojne miliona pee Te blere e jane blere langaraqe politikane e gazetare e historiane apo studius shqiptare sa Te duash adhtu edhe greqia . E vetmja menyre te mbijetoj kosova dhe Te jete e forte Shqiperia duhet bashkim kombetar. Dhe Te pastrohet banda udebashe e sali raram berishacic . Me lejoni konentin Se Te parit e fshihte.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Epiri

            Mire e the zotrote, por kosovaret na thone ne "jemi shtet i pavarur dhe mos nderhyni ne punet e brendeshme". Po keshtu thone dhe analistet neper studio per Kryeministrin e Shqiperise. Po keshtu thot dhe Kryeministri i Kosoves. Pra pyetja eshte e thjeshte : si te kordinohen qendrimet, kur qendrimet e Shqiperise nuk perfillen, madje nxitojne ti etiketojne pro-Serbe?

            Përgjigjjuni
            1. E
              E VERTETA QE DHEMB

              KE SHUUUUUME TE DREJTE ZOTI PRESIDENT , POR VITET FUNDIT TREGUAN SE KOSOVARET NE MASE QENKAN HIBRIDIZUAR RENDEME RRACEN SERBE , AQ SA JEMI ZHGENJYER ! NE SE BEHET NJE REFERENDUM PER BASHKIM ME kOSOVEN , NA DUHET TE MENDOHEMI MIRE PARA SE TA HEDHIM VOTEN , QE TE RUAJME PAKTEN KAQ SA KA MBETUR SHQIPERIA SOT . E THEM ME DHIMBJE TE THELLE , POR ESHTE NJE REALITET QE DUHET TA SHIKOJME NE SY , SEPSE "I MBYTURI TE MBYT ". ME MIRE DO TE ISHTE TE SHOHE SIKUSH PUNET E VETA .

              Përgjigjjuni
              1. G
                Graqire e ymer e Pederere te gjith ne Ferre

                eh mor ta shkerdhefte afrika cte permban pragu ,klysh pederasti janulles . bravo ymer pederi ,na bllokoni ne Shqiptareve Komentet dhe lejo kta pederastet e janulles te vjellin ktu.,prandaj ta beri mutin gruaja dhe te la si muti o pederast i flliq , se je qenie peshtire ,prandaj te ka ber zoti si mut .hajt shko e shkerdheu me janullen te shkerdhefte gjith Shiptaria faren tende te ndyt

                Përgjigjjuni
              2. D
                Dielli

                Me kend me bë Kosova strategjinë e përbashkët ,ku edhe ti e dinë mirë se Rama e ka bërë strategjinë e përbashkët me Vuçiqin,për më keq këtë murtaj pro serbe e anti kosovare përmes hafijeve të tij e ka shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.Tradhtonë ndaj Kosovës fatkeqësisht do e paguan në Jugun e Shqipërisë,ku Beleri ka me ia pru diellin mbi kokë.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dardan

                  Pseudonimit "Dielli" Kur nuk e ke haberin e politikes se sotme ballkanike, mos e ndyj gojen me keto budallalleqe. Shqiperise dhe Serbise u intereson politika e "Ballkanit tei Hapur", sepse Shqiperise ia kane vene kufijte Fuqite e Medha ne vitin 1913, Serbise ne vitin 1995. E vetmja politike e Kosoves eshte bashkimi me trungun ame -Shqiperine dhe kjo arrihet vetem me politiken e Ballkanit te Hapur. Nese edhe Serbia fiton nga kjo politike, nuk eshte puna jone, eshte pune e saj.

                  Përgjigjjuni
                2. I
                  I pjerdhur

                  Shko pirdhu me gjithe kosoven....... trap

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqip

                    PSE NUK I NXIRNI KOMENTET?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje