Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën gjatë një takimi në Vjenë, Austri me përfaqësues të komunitetit shqiptar, theksoi arritjen historike të përfshirjes së diasporës shqiptare në zgjedhjet parlamentare, pas 33 vitesh.
“Siç e dini, përmes vendimit të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, është bërë e mundur që diaspora të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke ndrequr kështu një gabim historik. Vendi amë u kishte një borxh të madh atyre që kanë vendosur të jetojnë jashtë Shqipërisë, por që nuk mund të përjashtohen nga vendimmarrja për drejtimin që ata duan për vendin e tyre,” tha Balla gjatë fjalës së tij.
Ai shtoi se ky është një moment historik për Shqipërinë dhe për të gjithë ata që kanë emigruar dhe që kanë kontribuar në ekonominë e vendit gjatë viteve.
“E vërteta është që falë emigracionit, falë punës së emigrantëve dhe falë parave që ju dërgoni dhe vazhdoni të dërgoni në Shqipëri, ju keni qenë mbështetësit kryesorë të ekonomisë sonë. Dërgesat e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë kanë një peshë të rëndësishme në ekonominë tonë,” u shpreh ministri Balla.
Duke folur për procesin e votimit nga diaspora, ministri Balla theksoi se Shqipëria ka zgjedhur një model të bazuar në praktika të njohura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe modelin austriak.
“Ne jemi duke i dhënë dorën e fundit në institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën se si do të realizohet ky proces. Por ky proces është i bazuar në një sistem dhe formë që e kanë përdorur vende të tjera, përfshirë Austrinë,” shpjegoi Balla, duke theksuar se procesi është transparent dhe i sigurt.
Sipas Ballës, pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.
Ai tha se rreth 1.75 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë të drejtë vote, një numër që është pothuajse i barabartë me popullsinë brenda vendit.
“Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është shumë e rëndësishme. Ne duam që të gjithë bashkatdhetarët tanë të jenë të përfshirë në këtë proces, sepse është një mundësi për të kontribuar në të ardhmen e Shqipërisë”.
Ky hap, sipas Ballës, është një përpjekje e rëndësishme për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendit amë, duke e bërë Shqipërinë më të përfshirë dhe më të integruar në nivel ndërkombëtar.
Pra te ikesh nga atdheu per keqqeverisje e to shkosh Taos ne salle eshte kulmi. Ndonese nuk pashe me shume se 50 vete dhe ata nga Kosova shumica.
O Tao jo me te importuar ne Wiene. Po me zyrtare shteti ne rresht te pare cne? U paguhet dita atyre? Meqe jena Shkodran.
TAO TAO nga Librazhdi mooo .. e nordh pulitiken!!!
Mëndjemadh, intigrant., ju a bëri rrogën policis së shtetit kur ishte ministër i tyre 3000 euro , gjë që provokoj mosbindje civile.Shtet policor.Nuk ka merita politike por ha në kurriz të Ramës.Shyqir., një i urritur më pak.,dhe një i lumtur më shumë.