Kreshnik Spahiu: Berisha refuzon votën elektronike, sepse komisionerët e PD-PS vjedhin votat e partive të reja

19 Tetor 2024, 21:50Politika TEMA
Kreshnik Spahiu: Berisha refuzon votën elektronike, sepse komisionerët

Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv refuzimin e Partisë Demokratike për votim elektronik në qarkun e Tiranës.

Sipas Spahiut kjo është një marrëveshje e Berishës me Ramën, pasi ai kurrë nuk ka dashur një votim të tillë.

Berisha dhe Rama sipas Spahiut me anë të komisionerëve të tyre gjithmonë kanë vjedhur votat e partive të reja dhe i kanë ndarë mes tyre.

"Dje kishte marrëveshje PD-PS për heqjen e votimit elektronik. Është kërkesë 34 vjeçare e Berishës që ka shkatërruar sistemin zgjedhor. Nuk njohu votën e emigrantëve dhe politizoi sistemin elektoral me komisionierët politik.

Në çadër 90 ditë PD u fut për votim elektronik në 2017. Dhe sot bën kërkesë të hiqet edhe nga Elbasani. Berisha ka funksionuar me një skemë, komisionerët, alabakat të vjedhin votat e partive të reja dhe i ndajnë me PS.

Komisionerët e PD dhe PS grabisin çdo lloj vote ndaj partive që nuk kanë komisioner. Populli voton dhe komisionerët e Berishës dhe Ramës numërojnë. Arbitri është përfaqësues i ekipit kundërshtar. Berisha imponon rregullat e lojës për të qëndruar në establishmentin politik", tha ai.

6 Komente

  1. J
    Ja ke fut kot Kreshnik, sipas titullit

    Dmth Kreshnik Saliu ka vendosur mos vjedhe ma vota, ha ha ha! Po si te shkoi ne menje bre, ta tha Saliu, apo cfare?!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexuesi

      Po mirë ti mor copë muti,thua që Berisha dhe Rama nuk e duan numërimin elektronik të votës,por jo më largë se tre ditë PS zyrtarisht i kërkoi KQZ që të përfshihej edhe Tirana,apo sipas radakes tënde këto janë çështje konspirative, o idiot thuaji gjërat siç janë që të të besojmë,o çuni Metit.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Jo vetem per ate o Kreshnik por po pati votim elektronik per Tiranen 2 ore pas mbylljes se votimit e merr vesh kush eshte fituesi dhe ai nuk ka si te pranoje te dale tu thoje trushplareve bushkolas kokpalare se : na i vodhen perseri zgjedhjet, nuk na lejuan qeveri teknike, na nderhyri krimi ne zgjedhje, na i penguan votuesit tane e cdo lloj shpifje qe vetem mendja e cmendur e tij mund te sajoje.Ai do te dale pas nja dy ditesh kur trushplaret te jene shkrefur nga euforia dhe te marrin lajmin e sigurte te humbjes katastrofike qe i pret ne maj 2025 nga hakmarrja popullore e popullit shqiptar ndaj bandes se molotovit, zjarrit ne kuvend, grushtave kunder policeve, djeg'jes se flamurit kombetar etj.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tom

          Votimi elektrinik manupulohet me thjeshte.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Sa mire qe e di kreshniku i malese vjedhjen e votave sepse kur ishte me salen i vidhnin votato edhe per njeri tjetrin kete e kane pohuar vete alibaba , shehaj etj , po ty more kreshnik ti vodhi votato sala dhe ti ja mbathe dhe ike .Po me mullarin e barit çfar patente. Eshte e çuditeshme se ne çdo veprim qe kane bere keta fashiste fusin dhe Ramen .si bien dote gomarit dhe i bianchi samarit .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tom

              Vota dhe gjera te tjera Niku i qante.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje