Vota e emigrantëve, konsensusi ende larg

19 Tetor 2024, 17:25Politika TEMA
Vota e emigrantëve, konsensusi ende larg

A do të votojnë emigrantët në parlamentaret e 2025? Këtë përgjigje nuk dinë t’ia japin ende anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ të cilët në mbledhjen e dytë radhazi dështuan në miratimin e projektvendimit për regjistrimin e votuesve nga jashtë.

Shkak i këtij konflikti është bërë klauzola se për tu regjistruar si votues nga jashtë vendit duhet të kesh një dokument identifikimit të vlefshëm, kriter të cilin opozita e sheh si pengesë për diasporën. Ervin Koçi Dakordësia për të imlementuar votimin nga jashtë vendit duket ende i largët.

Anëtarët e Komisionit Rregullator për të dytën ditë radhazi nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për të miratuar modalitetet e regjistrimit të emigrantëve në parlamentaret e vitit të ardhshëm.

Shkaku i kësaj situate të tensionuar kishte të bënte me klauzolën e përcaktuar në projektvendim se për t’u regjistruar si votues nga jashtë, duhet të kesh një dokument identifikimi të vlefshëm. Përfaqësuesit e maxhorancës në këtë hallkë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e konsiderojnë kriterin e pasjes së një dokumenti identifikimit të vlefshëm si të panegociueshëm.

Zërat e ngritur nuk sollën argument në miratimin e projektvendimit, por ndërgjegjësoi anëtarët e Rregullatorit që të merrnin më shumë kohë për këtë projektvendim, duke caktuar shtyrjen e mbledhjes për ditën e hënë.

3 Komente

  1. Q
    Qirjos palikaris

    As nuk kan per ta gjetur sa te jet sali kerrma ramut mjelli se I djeg prapanica nga vota e diaspora vota e dijaspores ja lemon momen dhe rames dhe sales

    Përgjigjjuni
    1. h
      hektori

      Po si mund te diskutosh qe te votojne qytetare pa dokumente identifikimi te ligjshme. Ne asnje menyre nuk duhet te lejohen shkelje te tilla, sepse do te cojne ne nje katrahure te zgjdhjeve. Pa identifikim nuk ka kontroll te votuesve, atehere mund te votoje kushdo qytetare i botes. Po keshtu nqs emigranti nuk ka dokumente shqiptare dmth ai nuk ka asnje interes per shqiperine, e ne kete rast ai do te perdoret nga vjedhesit e votave dhe kriminelet elektorale.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        PO PA DOKUMENTAT NUK VOTON NE QENDREN E VOTIMIT KU JE BANOR DHE MUND TE VOTOKE JASHT VENDIT.......PER TE DYJA PALET LEJON MANIPULIM ,KESHTU NUK DUHET LEJUAR...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje