Krimi i rëndë në Greqi: Arrestohet vrasësi i Altin Arapajt, ishin takuar para se të ndodhte krimi

23 Maj 2025, 09:11Kronika TEMA
Krimi i rëndë në Greqi: Arrestohet vrasësi i Altin Arapajt,

Policia greke ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 41-vjeçarit shqiptar, Altin Arapaj. Sipas mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, Mikel Selimi, i cili gjithashtu është shqiptar.

Selimi u prangos në një shtëpi në Glyka Nera. Gjatë kontrolleve efektivët arritën të gjejnë dhe automjetin ku dyshohet se 49-vjeçari vrau bashkëkombasin e tij. Në automjet u gjet gëzhoja dhe gjak i cili deri më tani dyshohet se i përket Arapajt.

Kujtojmë se 41-vjeçari Altin Arapaj u gjet i vdekur pasditen e së enjtes në një vresht në Rafinë. Ishte gruaja e viktimës ajo e cila kontaktoi autoritetet pasi ai e kishte telefonuar  dhe i kishte thënë se një mik i tij e kishte qëlluar.

Nga hetimet rezultoi se autori i krimit, Arapaj si dhe dy persona të tjerë ishin takuar mbrëmjen e së martës në Artemidë.

Më pas ata hipën në një makinë të drejtuar nga Selimi dhe ndaluan për disa minuta në kryqëzimin e rrugëve Pefkon dhe Arionos në Rafinë. 

Sipas asaj që grupi hetimor ka zbuluar për mediat greke, mësohet se autori nxori një armë dhe e qëlloi viktimën në fytyrë, konkretisht në faqe.

41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, arriti të telefononte gruan e tij dhe t'i thoshte se ishte qëlluar me armë zjarri, dhe më pas ndërroi jetë.

Lini një Përgjigje