“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformua

17 Mars 2026, 08:50Kronika TEMA
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”,

Analisti Arben Meçe thotë se autostrada Tiranë-Durrës u bllokua nga policia para se të ndodhte shpërthimi në Gërdec.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Meçe u shpreh se dihej që do ndodhte diçka atë ditë.

Sipas Meçes, prokuroria asokohe që kontrollohej nga Sali Berisha, deformoi hetimet.

“Gati gjysmë ore para se të bëhej shpërthimi i madh, Polica e Shteti ka bërë bllokimin e autostradës, e ka bllokuar në të dyja drejtimet. Në këtë periudhë, në autostradë nuk ka lëvizur asnjë makinë, kam qenë në lëvizje. Unë njihja policin dhe kalova. Arsyetimi i policisë ishte, po ndodh diçka. Kjo e vërtetë ishte e fshehur nga banorë të Gërdecit, është manipuluar nga prokuroria. Ky, diku te 30 minuta, ka qenë momenti i përshtatshëm për të larguar njerëzit. Nëse nuk janë vrarë 300 veta, nuk ishte sepse ishte e shtunë ose e dielë, nuk kishte orar atje. Këta, 26 që u vranë, nuk ishin njoftuan ose nuk arritën dot të dilnin. Policia e Shtetit bllokoi rrugën 40 minuta përpara. Të bllokosh rrugën 40 minuta përpara, e di që po ndodh diçka. Ishte një telefonatë, largon njerëzit, ishte akt kërcënues, ishte defekt teknologjik? Pra, edhe shpërthimi ka qenë i njohur, nuk ka qenë aksidental. Janë 3 raste që janë flagrante të prokurorisë së Berishës, 21 janari, kemi Gërdecin, kemi edhe ngjarjen që ndodhi në Dibër, ku prokuroria vuri në përgjim infrastrukturën e PS, është dosja 128 dhe. Janë flagrante kur prokuroria është vendosur në dispozicion në politikës. Këto raste kanë njerëz, kanë autor. Çuditërisht, të treja janë në favor të këtij njeriu”, theksoi ai.

2 Komente

  1. G
    Gjergji

    Po si u ndodhen kamerat gati per xhirim ate dite? Gerdeci eshte rast tipik kompleks KRIMI DHE KORRUPSIONI!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trapajane hesapi

      Krimit I Gerdeci duhet te hetohet qe me vendimin e marre per ngritje e fabrike se demontimit te municioneve Ne Gerdec, ne mes te fshatit, ne mes te nje zone te banuar, vecanerisht pas 1990.Ndertimi I uzinave ushtaraket, sidomos te municioneve, eksploziveve, uzinave kimike, NUK mund te behej ne zona te banuar a. Fillimisht u kerkuar te ndertohet Ne Rinas, me pas u cvendosi ne Gerdec. Pra, jo detyrimisht ne distance nga zonat e banuar a. Kjo nuk mund te lejohej, as nga shtabin I pergjitheshme, as nga Ministri I mbrojtje qe ishte urdheruesi kryesor. Kush e dha kete urdher? Jo cdo objekt ushtaraket mund te kthehej Ne fabrike municionesh. AQ me teper qe, keto fabrikat ekziston in Ne vende super te sigurta. Ne Gerdec, ku u ngrit kjo fabrike ka qene brigada e tankeve, batalioni I trete, me take te futura Ne tynel, me armati e municioneve, e pjese kembim I Ne tynel. Pa ASNJE rreziku per zonen.U shrine tanket per skrap dhe vazhdoi puna me municioneve Ne mes te sheshit.pra qe ketu duhet te filloje hetimi:vendosja E fabrike Ne mes te zones se banuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje