Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija thotë se ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte në dijeni të rrezikut për demontimin e armëve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Matlija tha se veppra penale është vrasje në rrethana cilësuese.
Sipas avokatit, Mediu hoqi mbikëqyrjen e policisë nga fabrika dhe filloi të binte ndjeshëm standardi i sigurisë.
“Apeli është i familjarëve, një deklaratë për shtypin, që e bëjnë çdo vit. Pati element shtesë, përmes deklaratës, ata përpoqën të hidhnin edhe ide për qëndrimin e tyre. Në procesin gjyqësor, ky person ka mbajtur qëndrime publike, ka mbajtur fjalë edhe përpara gazetarëve para SPAK. Akuza është si e bëri atë demontimin. Kemi hyrë te një territor gri, që quhet dashje indirekte, e parashikon që do ndodhë diçka, por nuk merr masa për ta parandaluar. Zoti Mediu ishte informuar rreth rreziqeve që kishte ky proces. Kjo pjesë hidhte dritë mbi një mundësi, që mund të ishte në dijeni të asaj që mund të ndodhte. Procesi nuk ishte thjesht demontimi, ishte dhe demilitarizimi. Jo vetëm të çmontojmë disa predha, por duhet të neutralizojmë aftësinë e tyre vrasëse. Në Gërdec u bë me mjete primitive dhe u hoq mbikëqyrja e Forcave të Armatosura. Hoqi ushtrinë, ditën që iku ushtari i fundit nga Gërdeci, filloi të binte ndjeshëm standardi i sigurisë. U rrit rreziku dhe ishte e paralajmëruar ajo që do ndodhte”, theksoi ai./abcnews.al
Cila eshte arsyeja qe Edi Rama nuk ka kerkuar kurre drejtesi per kete masaker shteterore?
Si mos ta dinte, ishte ministri i mbrojtjes dhe ky nuk do te ishte nje pune dosido, por ishte nje pune qe donte njerez qe kishin ekspertize, si edhe nje vend qe kishte mjetet e duhura per tu demantuar. Mediu eshte po aq pjese e ketij krimi qe mori jeten e shume njerzve, si edhe i sakatoi per jete shume te tjere. Ishte pjese e kesaj skeme qekur dha firmen e tij pa bere inspektimet e duhura. Te vjen cudi qe si SPAK por edhe Gjykata kerkojne burg per Ballukun per favorizime tenderash, por per kete qe shkaktoi korrupsion me pasoje vdekje njerzish lihet ne liri e shkon lart e poshte neper Europe e SHBA. Ku i gjen leket Mediu qe shkon gjithandej, a i ben keto hetime SPAK?
Po nuk e denoi drejtesia kete vrasesin dhe trafikantin medi gerdeci, do riten brezi I pasardhesve te familjareve qe u vrane ne gerdec dhe mjere mediu ,xeni e Co. Me mire vone se kurre thote populli. Gjak pa lare e hak pa mare nuk mund te kete. Eshte vulgare por e detyrueshme kur nuk ka drejtesi dhe gjykata. .