Avokati: Çështja e dosjeve të prapambetura kërkon zgjidhje urgjente

5 Janar 2026, 07:40Kronika TEMA
Avokati: Çështja e dosjeve të prapambetura kërkon zgjidhje

Avokati Rezart Kthupi, në një intervistë në “Newsroom” në ABC News foli për drejtësinë e re, dhe se çfarë pritet prej strukturës së posaçme gjatë këtij viti.

Gjatë intervistës, Kthupi u shpreh se arkitektura e sistemit të drejtësisë nuk duhet të preket.

“Mënyra se si funksionon sistemi i drejtësisë, është arkitektura, pra si zgjidhen si plotësohen vakancat, pjesa tjetër e legjislacionin është ana tjetër e medaljes. Por shqetësuese është nëse do të shkohet drejt prekjes së arkitekturës. Arkitektura e sistemit të drejtësisë nuk duhet të preket”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës Kthupi tha se është urgjente që të zgjidhet çështje e dosjeve të prapambetura, ndërsa shtoi se legjislacioni duhet të rishikohet.

“Ne duhet të zgjidhim në mënyrë urgjente dosjet e prapambetura. Sot që flasim Gjykata e Apelit është e stërmbytur. Duhet t’i jepet një shtysë, të krijohen kushte, infrastrukturë dhe burime njerëzore. Duhet të kemi edhe disa ndryshime për mënyrën se si zhvillohet gjyqi që të mos arrihet në stërzgjatje”, tha ai.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Zgjidhja eshte duke denuar gjykatesit qe e kane lejuar fenomenin. Madje keto qelbesira qe e kane bere menyre pune kete, duhen qeruar nga sistemi I drejtesise. Kane mbi dhjet vjet dosje qe gjykohen e nuk arrijne te marrin vendim. Drejtesi e pjerdhur.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje