Ekspertiza, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin në Lezhë ku humbën jetën bashkëshortët Petrit dhe Elona Florini

4 Janar 2026, 15:33Kronika TEMA
Ekspertiza, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin në

Lagështira në rrugë dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin me vdekjen e bashkëshortëve më 2 janar në Lezhë. Ky është rezultati i ekspertizës paraprake.

Makina Benz ku udhëtonin Petrit dhe Elona Florini rrëshqiti duke u kthyer kryq në rrugë, çka solli përplasjen me automjetin tip Porsche. Bashkëshortët humbën jetën, ndërsa nga makina tjetër u plagosën dy persona.

Burime nga policia, paraprakisht thanë se shkak për aksidentin mund të jetë bërë terreni i rrëshqitshëm prej reshjeve në formën e breshrit, por do të jenë ekspertët nga Tirana të cilët do të saktësojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti fatal.

Po ashtu, për aksidentin me tre viktima përgjatë segmentit Gjirokastër – Tepelenë, nuk ka ende një rezultat zyrtar të ekspertizës. Paraprakisht po hetohet për shpejtësisë me të cilën udhëtonin automjetet në një rrugë ku shpejtësia maksimale është 80 km/h.

Fillimi i vitit në vendin tonë u shoqërua me 9 aksidente rrugore, me një bilanc fatal prej 5 viktimash dhe 11 persona të plagosur.

2 Komente

  1. k
    k

    Nuk e ka fajin terreni i lagur.Fajin e ka mjeti pa goma të përshtatshme dimërore dhe mos respektimi i asnjë rregulli qarkullimi.Kudo bie shi dhe ngrica por nuk vdesin njerezit si miza dheu.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tori

      Se kan akoma kulturen e evropes per gomat,dimerore dhe verore osé dy stinesh,,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje