Humb jetën 66-vjeçari në Mat, e mori rrjedha e lumit

4 Janar 2026, 09:17Kronika TEMA
Humb jetën 66-vjeçari në Mat, e mori rrjedha e lumit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Klos të Matit. Një shtetas 66-vjeçar, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime kanë marrë pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Lini një Përgjigje