“Na ra si bombë, ishin njerëz të mirë” - Flasin fqinjët e çiftit të bashkëshortëve që u gjetën të vdekur

2 Janar 2026, 17:37Kronika TEMA
“Na ra si bombë, ishin njerëz të mirë” - Flasin

Ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Orikumin ka lënë të shokuar edhe fqinjët e çiftit Xhebroj, të cilët shprehen se nuk e prisnin një fund të tillë tragjik.

Në një prononcim për A2 CNN, një prej fqinjëve tregon se çifti njihej si njerëz punëtorë dhe të qetë.

“Ishin njerëz të mirë, në punën e tyre. Njerëz punëtorë. Jemi të habitur nga ngjarja. Na ra si bombë. Kishin biznesin e tyre, një lokal ku punonin bashkë burrë e grua. Kishin dy djem”, shprehet fqinji.

Sipas informacioneve të siguruara nga A2, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënie dhe më herët kishte qenë drejt divorcit, ndërsa dyshohet se gruaja kishte qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. 

Lini një Përgjigje