Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin që abuzoi me 12-vjeçaren

2 Janar 2026, 14:51Kronika TEMA
Gjykata e Korçës lë në burg të moshuarin që

Gjykata e Korçës ka lënë në arrest me burg 67-vjeçarin Rushan Selko i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vjeçare.

Selko abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit.

Gjatë kësaj periudje ai kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj. Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzanë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata. Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë.

3 Komente

  1. V
    Vjosa

    Keta lloje kafshesh duhen bere shembull dhe te denohen me burg te perjetshem .

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nesti Angoni

      Mos harroni ta fusni ne BBVip kete moster,ky eshte sensi i shoqerise Shqipetare sot.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        Nuk e di ne se prokuroret kane provuar qe shtatzania eshte pasoje e nje marredhenie seksuale midis te mitures dhe te akuzuarit, se do ishte tjeter skandal sikur mos jete.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje