Burri polic dhe gruaja mësuese: Kush janë dy bashkëshortët që humbën jetën në aksidentin e Lezhës. U përplasën me automjetin ku udhëtonte nëna me dy fëmijët e mitur

2 Janar 2026, 10:18Kronika TEMA
Burri polic dhe gruaja mësuese: Kush janë dy bashkëshortët

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër”, pranë fshatit Gocaj, ku kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima të këtij aksidenti janë çifti i bashkëshortëve Elona dhe Petrit Florini.

Petrit Florini ishte efektiv policie, ndërsa e shoqja mësuese.

Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Rrethanat e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta.

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti është dashur ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, njofton policia.

10 Komente

  1. k
    k

    Tragjedi e madhe.Ngushëllime familjes. Në shqiperi blejnë makina lluksoze nga kompleksi i varfërisë shekullore ,dhe nuk kanë para ti bëjnë asnjë shërbim dhe kanë goma të mbaruara jo dimrore.Rruget janë të turpshme dhe njerëzit nuk respeketojne asnjë rregull qarkullimi.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Të flasim hapur

      Shumë e vertetë. Respekte. Gjynah. Ikin jetë njerezish, per gabime njerezore që janë shumë të shmangshme. Sepse semuren njerezit nga kanceri dhe nuk ke çfarë bën. Fati i keq. Por kur ndodhin vdekje të tilla, është gjynah, sepse jane gabime që shmangen lehtë - shpejtesia, kujdesi në rrugë, vemendja tek rruga dhe jo tek muhabeti, alkool jo dhe jo, makinën ta kontrollosh vazhdimisht, ta kesh parasysh që edhe ka idiotë rruges dhe t'u hapësh rrugë idiotëve. Si atondy makinat që u perplasën në Tepelenë- Gjirokastër. Tre të rinj vdiqën per mendtë e kokës, sepse aty është veshtire të bësh aksident po mbajte krahun tend. Por pordhaci që do parakalonte, mori më qafë dy të tjerë. Se po nuk parakaloi ai, do ishte me vonesë në Samitin e NATO-s, dhe do ishte bota në rrezik. Ku do shkonte? Në shtepi. Po vajti dy minuta me vonesë, u be qameti? Jo vetëm që nuk vajti shpejt, as me vonesë, por nuk vajti fare. Nxitoi per në varreza. Kjo është per gjynah, të vdesësh per trutë e kokës, dhe le mbrapa prindër që nuk kanë ç'e duan më jetën. Ata prinder vetëm trupin e kane mbi tokë, sepse zemrën e kane të groposur atje në varr me femijën e tyre. Ja çfarë bën mungesa e trurit në moments të caktuara - shkaterron shume jete njerezish bashkë me tënden.

      Përgjigjjuni
    2. g
      gocajlez..

      metoda e organeve kompetente per te mos analizu nga ana teknike keto aksidente me vrasje eshte skandaloze dhe gjithmone do i sherbeje injorances dhe mos diturise se popullit per kete problem jetik.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        U prehshin ne paqe!

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Me shume se kontrollet qe sigurisht ne shumicen e rasteve jane te korruptuara duhet ndergjegjesim i qytetareve te ketij vendi per te kuptuar me mire rregullat e qarkullimit!Keshtu eshte kur blihen me para patentat!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turi

            Nuk ndergjegjesohet kafsha. Eshte e pamundur. Ja keshtu do zhdukemi nje e nga nje nga kafsheria jone. Der sa mos ngel me njeri

            Përgjigjjuni
          2. V
            Veterani

            Ore ju konentues, qe ja vini fajin policise, marrjes se patentave, kontrollit teknik,rrugeve me standarte te ulta etj etj, i kini mend e kokes ne vend, jo or jo, faji eshte i atyre qe drejtojne makinen jasht rregullave te qarkullimit,( mir thote komentuesi, Te flasim hapur) vec pagjumesia, pija dhe sidomos shpejtesia, shpejtesia burimi i te gjith aksidenteve. Ngushellime familjeve te viktimave

            Përgjigjjuni
            1. a
              arvanitsi

              bravo komentusi te flasim hapur, ashtu eshte dhe se luan topi

              Përgjigjjuni
              1. A
                Adi

                Racat shpellare i veteeleminon natyra. Si ne psh

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Njoftim funeral

                  pa dashur te fyej familjet qe kan pasur humbje dhimbje???? Sot Gazeta Tema i ngjan nje njoftimi funeral. Turp. Un pres informohem per Politik , ekonomi etj… e jo kush vrau ke dhe kush beri aksident e u dogj. Perse?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje