Ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që do të përfitojnë nga amnistia

1 Janar 2026, 21:25Kronika TEMA
Ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që do të

Gjatë një interviste për Euronews, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, shpjegoi të gjitha kategoritë përfituese nga amnistia penale e fundvitit.

Ministri Lamallari theksoi se përzgjedhja e kategorive është bërë në mënyrë që të mos cenohet siguria publike dhe të favorizohet një qasje humane dhe e drejtë ndërsa shpjegoi kriteret që duhet të përmbushin të burgosurit për të përfituar nga amnistia.

Kriteri që ka udhëhequr këtë amnisti ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore. Sa i përket burrave, përfitojnë të gjithë ata që janë të dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në tre vjet, ose nëse kanë një vendim mbi tre vjet por që u ka mbetur tre vjet e poshtë për të shlyer dënimin, duke përfshirë faktin se nuk janë të dënuar për vepra që përjashtohen nga amnistia, vepra me karakter të theksuar të rrezikshmërisë shoqërore. Sa i përket grave, janë ato të cilat janë të dënuara me vendim gjykate deri në katër vite burg, dhe të gjitha ato gra që kanë dënim më të madh por që kanë shlyer pjesën e dënimit që kanë pasur dhe periudha e mbetur është më pak se katër vite. Gjithashtu përfituese kemi gratë e dënuara që janë mbi moshën 50 vjeç në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë, si dhe të dënuarit burra që janë mbi moshën 60 vjeç. Po ashtu kemi treguar një akt humanizmi për një kategori shumë vulnerabël, që janë të miturit ku të gjithë personat nën moshën 18 vjeç do të lirohen, sigurisht duke përjashtuar veprat e karakterit të rrezikshmërisë së lartë shoqërore”, tha ai.

2 Komente

  1. K
    KAZABLANKA

    Nese ju do te lironi nga burgjet personat e denuar ne menyre te perseritur per te njejten veper penale ( pavaresisht nga mosha qe kane ) dhe, sidomos personat e denuar me vendim te formes se prere por qe, prej kohesh i shmangen ( duke u fshehur ) vuajtjes se denimit, kjo do te thote se po beheni nxites te krimeve. Keni me dhjetera, ne mos me qindra zyrtare dhe individe te tjere qe jane denuar per " falsifikim dokumentesh zyrtare " apo " shperdorim detyre " duke mundesuar tjetersimin e mijera hektareve prona publike e private dhe shteti apo privatet e demtuar po sillen neper gjykata me vite te tera per te marre pronat e tyre. Cfare do te beni ju tani ? Do t'i lironi ata nga burgjet vetem e vetem pse gjykatat e korruptuar i kane denuar me 2-3 vite burg, megjithe demet kolosale ( dhjetera dhe qindra miliona euro ) qe kane shkaktuar ? Ju nuk duhet te beni gabimin e pafalshem qe bete nje vit me pare kur liruat nga burgjet persona te denuar, te cilet i fshiheshin vuatjes se denimit por, kur moren vesh amnistine tuaj, shkuan ne burg per 10-15 dite sa te mundesonin lirimin. Kjo nuk eshte as serioze, as e drejte, as e ndershme dhe as e dobishme. Prandaj krimet, dhe sidomos tjetersimet e pronave, vazhdojne te perseriten, sepse autoret e paradine se nuk do te vuajne denimet.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Minister kastravec, leri amnistite, po zgjidh problemin e personave ne paraburgim, te cilet duhet te presin qe Aspaku te gjeje prova ndaj tyre. E di ti zotni ceshtjen e te drejtave te individit? Se nuk ke fuqi atehere jep doreheqje!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje