Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e 67- vjeçarit Hysni Ymeri në Shkodër, më 29 dhjetor, i cili sapo mbërriti në hyrjen e pallatit për t'u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte, një shpërthim i fuqishëm tritoli i mori jetën. Ngjarja ndodhi në lagjen “Manush Alimani”.
4 persona janë vënë në pranga: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi.
Sipas policisë, këta persona kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive e dyshuar me telekomandim në distancë, kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte Hysni Ymeri.
Gjatë veprimeve të policisë janë sekuestruar 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, municion, lëndë narkotike dhe kokaine, pajisje GPS, kamera sigurie dhe rroba të përdorura nga autori i dyshuar.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe sqarimin e motiveve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOËS”.
Zbardhet vrasja me lëndë eksplozive e shtetasit H. Y., e kryer më datë 29.12.2025, në lagjen “Manush Alimani”. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit H. Y., bazuar në provat e siguruara, u finalizua operacioni policor i koduar “SHADOËS”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-G. B., 27 vjeç
-E. I., 27 vjeç
-E. H., 25 vjeç
-Gj. Z., 24 vjeç
Ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta shtetas, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29.12.2025, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi H. Y.
Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet “Mercedes-Benz”, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.
Vijon puna për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë të saj, si dhe sqarimin e motiveve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim; dhe “Prishja e qetësisë publike”.
I vraft zoti ata që se lanë tjetrin të gëzonte me familjen festën e vitit të ri.
Amin mos u merzit se ZOTI edi vet punet e veta
Νuk mora vesh.Shpërthimi u bë për të shkatëruar sahatët elektrikë apo për të vrarë viktimën...
Per me pi droge . 4 drogaxhinj i kan ble me 5 lek droge besoj . Gjakmarje me porosi nga jasht
O shtet dhe prokurori qenef, kjo veper duhet klasifikuar si TERRORIZEM, jo thjesh nje vrasje me shperthim!!
Rrezik do te jene prishur dhe dyert e hyrje se familjeve pervec humbjen se jetes se nje njeriu qe eshte e pa imagjnueshme
Kjo është shqipëria. Njerëz që vetëm shajnë të tjerët e se kthejné shkrimin nga vetja.
Shikoje te gjith rini puppupu. Sa gjynah tani kalbuni ne burg o kopila te poshter .ne vend se me punu me u martu me e shiju jeten qe na I ka fale I madhi ZOTE. Ska ma gjynah me e shku dam tu vra nje njeri nuk ka me gjynah .... do jepni llogari edhe para ZOTIT MADHE. O njerez te poshter kriminela
90 % e krimeve behen nga drogaxhijte
Cuna te rinje moren nje jete per pese para te qelbura tani do u iki jeta ne burg