
Avokati Idajet Beqiri u shpreh se Izet Haxhia duhet të jetë nën mbrojtje maksimale, pasi është dëshmitar në çështjen Haklaj, të cilën tani po e heton SPAK-u.
“SPAK po heton vrasjet e Haklajve dhe vrasjet e bëra. Ky institucion po heton atë ngjarje.
Dhe Izet Haxhia është një dëshmitar okular për këtë ngjarje, si e tillë ai duhet ruajtur në kushte të larta sigurie.
Izet Haxhia ka informacion. Unë jam munduar të jem bashkëpunues me drejtorinë e burgjeve edhe në rastet kur ai ka shpërthyer në incidente ose grevë urie, unë jam treguar bashkëpunues.
Madje edhe kur makina që atë po e çonte në gjykatë u përplas, ai e quajti tentativë për vrasje.
Por, vete drejtoria e burgjeve nuk duhet ta lejonte këtë incident tjetër.
Sot Izet Haxhia ishte në gjykatë për të llogaritur dënimin e tij, duke zbritur ditët e paraburgimit”, u shpreh Beqiri për Dritare TV.
Le te mundoheni sa te doni z. Avocat. Berisha do ta zhdukin ate se shumica derrmuse e punonjesve dhe drejtuesve ne burgje, prokurori e gjykata punojne per te. Deri tani ai e ka lene te jetoje per te krijuar pershtypjen se ai eshte paqesor, ndersa tani ai ka vendosur ta zhduk Izetin dhe do ta realizoj patjeter planin e tij. Me vjen keq te them kete. Ne Shqiperi komandon klani Berisha 100%.
Zoti Avokat ti njihesh per njeri inteligjent. SPAK eshte thjesht nje zyre avokatie ne mbrojtje te familjeve mafioze Berisha-Meta. SPAK nuk heton por saboton cdo dosje dhe hetim qe ka te beje me ato dy familje. Dushmani dhe Karja jane ne sherbim te krimit njesoj si dhe 7 anetaret e tjere te SPAK qe do marrin drejtimin kur tu vije radha.
Zbag-u po heton ne ajer se asnjë dosje se myll dot se prapë varen nga politika në Shqipëri nuk ka akoma gjyqesor të pavarur