Kushtet e paraburgimit kalojnë standardet ligjore dhe humane/ Avokati i Metës: Gjyqtarja Gjoka është e kapur dhe e shantazhuar

14 Janar 2026, 11:25Kronika TEMA
Kushtet e paraburgimit kalojnë standardet ligjore dhe humane/ Avokati i

Ka nisur konferenca për mediat e mbrojtësve ligjorë të Presidentit Meta, Av. Kujtim Cakrani dhe Av. Gylsen Zhllima,.

Gjatë fjalës së tij avokati Kujtim Cakrani ngriti shqetësimet për situatën në të cilën ndodhet Meta, duke thënë se është shkelur ligji, dhe se ndaj metës është hedhur “balë’” e janë bërë sulme pa pushim, ndërkohë që ka akuzuar gjyqtare e çështjes Irena Gjoka se është e kapur dhe e shantazhuar. 

“Nuk i jepet mundësia që të komunikojë me qytetarët, me bashkëpunëtorët. Por problemi është që hetimit kanë përfunduar në datën 4 gusht në 2025 dhe prej kësaj date zoti Meta është në seancë paraprake. Ne sot jemi plot 4 muaj e gjysmë dhe nuk kemi nisur seancën paraprake që do të thotë është një shkelje e rëndë. Kjo ka rënduar pozitën e drejtësisë që është kthyer në drejtësi inkuizitore. Ne kemi bërë kërkesë për zëvendësimin e masës duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në momentin ku ndodhet çështja. Gjyqtarja Irena Gjoka është në hall të madh, sepse është e kapur dhe e shantazhuar. Por ne do vazhdojmë betejën ligjore. Presidenti Meta sot është në kushte paraburgimi që kanë kaluar çdo standard ligjor dhe human”, tha ai.

2 Komente

  1. N
    Niku

    Ky është niveli i juristëve në Shqipëri! Berisha sulmon gjyqtaren dhe avokati sulmon gjyqtaren në të njëjtën mënyrë! Avokati duhet të mbrojë me ligje dhe jo me politikë, veprim si ish Gjykatësi Gjin Gjoni u bë deputet i PD-së!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi

      Fakti qe Gjykatësi hajdut Gjin Gjoni eshte deputet, eshte treguesi me i mire i nivelit te drejtesise aktuale!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje