Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca gjatë shoqërimit të Altin Ndocit

14 Janar 2026, 10:50Kronika TEMA
Policia e Durrësit: Nuk u njoftuam për mbështetje me forca

Zbardhen detaje të reja në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Durrësit pretendon se nuk është për mbështetjen me forca sic ndodh zakonisht gjatë çdo shoqërimi të të paraburgosurve ose të dënuarve kur dalin jashtë ambienteve të burgut për arsye nga më të ndryshmet, ndërsa për arratisjen janë njoftuar në kohë.

Ndërkohë bëhet e ditur se janë kryer kontrolle në kërkim të Ndocit në disa zona të ndryshme të Tiranë, në Astir, Don Bosko, Selitë, etj. Gjithashtu është kontrolluar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen. Si rrugë lidhëse me Durrësin, kontrolle u kryen edhe në rrugën e Ndroqit.

Pasi ka dalë nga Spitali i Durrësit, Ndoci është larguar me një automjet tip “Audi A7”, duke kaluar fillimisht në zonën e Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar në autostradë dhe dyshohet se ka hyrë në Tiranë.

1 Komente

  1. P
    P S E ?

    Nuk eshte pune mbeshtetje kjo qe ndodhi . E verteta eshte qe KRIMI KA DEPERTUAR THEEEELLE , deri ne zemer te policise , ndaj populli e ka humbur besimin tek drejtesia dhe tek policia , apo akoma me teper tek POLITIKA . Kjo eshte arsyeja e vertete qe rreth 70% e popullit nuk merr pjese ne votime dhe nuk do te degjoje me per emra politikanesh , apo me sakte POLITIQENESH !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje