Avokati: Thirrja e Shkëlzen Berishës për çështjen Gërdeci skupi mediatik i ditës, thelbi është te shkelja e sigurisë

4 Tetor 2023, 20:08Kronika TEMA
Avokati: Thirrja e Shkëlzen Berishës për çështjen

Avokati i familjeve të viktimave nga shpërthimi i Gërdecit e quan periferike në çështje thirrjen e Shkëlzen Berishës nga gjykata për të dëshmuar.

Dorian Matlija thotë se përqendrimi që media i bën kësaj çështje te emri i Shkëlzen Berishës është skupi i dtës ndërkohë që thelbi i çështjes është deri ku janë cenuar standardet e sigurisë.

Sipas Matlijas arsyeja se pse prokuroria e thirri është sepse i pandehuri kërkoi gjykimin e zakonëshëm dhe prokurorëve u duhet të pyesin këdo që ka ndodnjë indicie që bën interes për çështjen.

“Ndjej keqardhje që gjithë këto ditë lexoj lajme se si në procesin penal ndaj Fatmir Mediut gjykata ka thirrur si dëshmitar edhe Shkëlzen Berishën.

Shumica e mediave nuk merret me thelbin e çështjes se deri ku janë cenuar standardet e sigurisë, as me detaje të rëndësishme që ndodhin në sallën e gjyqit në kuptim të standardeve të gjykimit, por merren me këtë fakt që për momentin është tërësisht anësor, vetëm sepse u duket skupi i ditës për shkak të emrit. Shkëlzen Berisha është një prej mbi 150 dëshmitarëve që do pyeten.

Arsyeja pse prokuroria e thirri është sepse i pandehuri kërkoi gjykimin e zakonshëm dhe prokurorëve u duhet proceduralisht të pyesin këdo për të cilin ka ndonjë indicje që mund të dijë ndonjë gjë me interes për çështjen. Ky moment nuk ka ndonjë vlerë juridike të jashtëzakonshme për ta bërë temë kryesore. Ka plot gjera të tjera për teme aty. 

Nismi me ato gjera për të cilat ka prova e jo vetëm indicje. Kapini tamam temat dhe pastaj vijoni me rehatllëk me lajme nga sporti dhe shoëbizi. Të paktën bëjeni këtë për ato familje të gjymtuara që nga gjyqi presin zbardhje ngjarjeje e jo nxirje emrash pa u bërë gjyqi akoma. Askush prej tyre nuk shkon aty për mllefe personale, por për amanete shpirtërore”-shkruan Avokati Matlija.

1 Komente

  1. c
    ceni, boston

    na i mbushe mendjen

    Lini një Përgjigje