U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj burg ish-efektivi i forcave RENEA

4 Tetor 2023, 11:58Kronika TEMA

U kap me snajper në makinë, dënohet me 7 vite e 9 muaj burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 9 muaj  burg ish efektivin e forcave RENEA Remal Rada, që  u kap me snajper në makinë një vit më parë  në rreth rrotullimin e Saukut.

Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili ishte në automjet me ish efektivin e RENEA-s.  Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi  u gjykuan me gjykim të shkurtuar.

Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua  më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi  në makina ju gjet nja snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

Rada ishte larguar nga RENEA , ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia. Gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një pistoletë, dy dylbi nate, municion luftarak (një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete).

1 Komente

  1. k
    ka fjal se duan te eleminojne s.b e i.m

    dmth . hapat e Avni Rustemit po ndihen gjithmon e me afer Atdheut . imagjini shpellarin e shtri para parlamentit psh dhe dikush qe e lidh pas makines dhe e terheq zvarre tan Shqipnis ! Thius is a Mirakell _bre .S'ka Krenari me te Madhe se te zhdukesh sot Esadiste dhe japesh Dinjitet Shqiperise tende .Eshte si te pastrosh Token Shqiptare nga qibanet , [Plehrat Toksike .srb grk]

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje