Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon dhunën ndaj gazetarit Gjergj Zefi

4 Tetor 2023, 09:38Kronika TEMA
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon dhunën ndaj gazetarit

Gazetari dhe botuesi i portalit Pamfleti, Gjergj Zefi është dhunuar dje me sende të forta në Tiranë.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar dhunën ndaj gazetarit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, UGSH u bën thirrje autoriteteve të vendosin para drejtësisë autorët.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, mbasditen e së martës më 3 Tetor 2023, në një ndër rrugët e Tiranës. Goditjet fizike me mjete të forta mbi gazetarin, lëndimet e tij, përbëjnë një akt të rëndë.

UGSH u bën thirrje autoriteteve të shtetit, të gjejnë menjëherë autorin dhe ta çojnë para drejtësisë.

Dhuna fizike ndaj gazetarëve është një akt i papranueshëm në një shoqëri normale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, kërkon ndaj institucioneve dhe autoriteteve të vendit, që të parandalojnë dhe të mos përkrahin klimën e kërcënimit ndaj reporterëve dhe redaktorëve të mediave.

Sa më e lirë të jetë një media, aq e lirë është shoqëria. Dhuna e kërcënimi ndaj lirisë së fjalës është këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët, ndërsa agresioni fizik mbi punonjësit e mediave është krim i rëndë dhe me pasoja për krejt shoqërinë”, thuhet në reagimin e UGSH.

5 Komente

  1. T
    Tata luigji

    Po per adriatik docin pse nuk e denuat, ju dhjefsha unionin

    Përgjigjjuni
    1. P
      Prokurori publik

      Shok i ngushtë i Adriatikut është dhe Gjergji si pamfleti si prapaskena të njëjtat gjëra publikojnë Me porosi nga lart e luftojnë korrupsionin

      Përgjigjjuni
    2. A
      Adriatik.

      Turp qemerte ne mbrojtje nje gazetar qe vetem shpif dhe mer per goje te tjere pa fakte.

      Përgjigjjuni
      1. n
        një gazetar i vjetër i të dy sistemeve

        Për shpifsit, gjobëvënësit dhe gojëndyrët e Medias shqiptare si puna e Gjergj Zefit, dajaku është mëse i duhuri herë pas here, që t'mos përgojoj, t'mos shpif dhe të mos vejë kurrë më gjoba duke përfituar nga pozicioni gazetarit dhe botuesit mediatik. LIRIA E MEDIAS NUK ËSHTË: GJOBVËNIA, SHPIFJA, PËRGOJIMI, KËRCËNIMI, SHARJA ME LIBËR SHTËPIE ETJ, ETJ, POR INFORMIMI I SAKTË, I SHPEJTË DHE I PANDIKUAR I PUBLIKUT. (marrë nga Libri i famshëm për "LIRINA E MEDIAS", 1995, me autor Prof.Acad. Mark T. Rosenberg).

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pa merak

          Mos u shqetsoni kaq shume nga keto marifete,do marre mbrojtje edhe ky robi

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje