"Gërdeci", Shkëlzen Berisha do thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut. Gjykata refuzon kërkesën e Mediut për 90 dëshmitarë

3 Tetor 2023, 15:30Kronika TEMA

"Gërdeci", Shkëlzen Berisha do thirret si dëshmitar

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha do të thirret si dëshmitar në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e babait të tij, Fatmir Mediu.

GJKKO ka pranuar sot kërkesën e SPAK që në gjyqin ndaj Mediut të thirren për të dëshmuar plot 71 dëshmitarë, pjesa më e madhe e të cilëve janë familjarë të viktimave në tragjedinë e Gërdecit. Përveç Shkëlzen Berishës, në gjyq do të dëshmojë edhe Aldo Bumçi.

Gjykata po ashtu ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Mediut për 90 dëshmitarë. Sipas Gjykatës shtetasit e huaj dhe personalitetet brenda vendit nuk do të thirren në proces.

Gjykata rezervoi të drejtën që ekspertët që kanë përpiluar aktin e ekspertimit, shkakun e shpërthimit, në një moment kur ta shohë të arsyeshme të vendosë nëse do i thërrasë apo jo. Sipas avokatëve ky vendim duhet të ishte marrë ditën e sotme.

Lidhur me tragjedinë e vitit 2008 në fshatin Gërdec, ku nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armatimeve humbën jetën 26 persona, Mediu akuzohet veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Sipas akuzës, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, Mediu ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit duke favorizuar dy kompanitë, "SAC"dhe "Albademil".

 

14 Komente

  1. h
    hektor

    Me ne fund po duket drite ne fund te tunelit,ketu fillon historia te Xeni dhe Bumci fshihet NON GRATA krijusi i ketij krimi makaber.

    1. V
      Vranakonti

      Shqyr qe degjojm nje lajm te mire. Mos prisni ndonje denim te Shkelzenit apo te Bububumcit. Ata kane avokatjn mbrojtes,te madhin Sali Berisha.

    2. E
      Endri Tafani

      Shperdorimi detyres nga Mediu e shperthimi ne Gerdec ate dite te shtune te 15 mars 2008 kur atje as po punohej as po demontohej jane dy gjera te ndryshme.

      1. p
        pilo Lala

        Keta te PD jane mjeshtra per te shtyre gjyqet pa fund. Kur degjova qe avokati Mediut eshte Saimir Visha, ai arroganti i rrahjes ne Fushe Kruje, e kuptova cfare mashtruesash marrin keta si avokat, te pacipe, qe vetem shkaterrojne gjyqet. Salianji ka 3 vjet qe shtyn gjyqin, s'ka per te bere burg. Ky ka therritur edhe Amerikanet si deshmitare, per te treguar cfare peshe ka si njeri, lidhjet e forta, kur dihet ata nuk shkojne kurre neper gjyqe, vetem te shtyjne gjyqin pa fund.

        1. p
          pilo Lala

          U be ca kohe qe famija e Saliut dhe Likes e gdhin naten me peshqir ne koke, me syte nga dera per ti arrestuar. Erdhi dita e njerezve te thjeshte, qe keta i perbuzen per 30 vjet. Tani qytetaret flene rehat, keta pine ilace.

          1. S
            Sypeshkaqeni bën qef me paret e armëve

            Sypeshkaqeni duhet të jetë i pandehur dhe jo dëshmitar.

            1. D
              DASH

              Mos u bo merak.Sypeshkaqeni do meret i pandehur se kur te deshmoje si deshmitare nuk do thote te verteten dhe do arrestohet ne sallen e gjygjit. Sa bukur ja kane bere planin

            2. D
              Deshmitari

              Thirrja e shume deshmitareve zgjatë pafundesisht procesin dhe harrohet pastaj , behen zgjedhje te tjera ,dikush tjeter merr pushtetin ... behet si babalja e te tjere nqe ne fund harrohen !

              1. Z
                Zaza

                Akoma me gerdeci dumani. Late nam Po shihni filmat e hollivudit per hak Laj O duman vre punen ????

                1. J
                  Jari N

                  Po të ketë PERËNDI, kalbëni në burg Xenin edhe Medi F, kurvën e politikës Shqipëtare, po kalbni siç u kalbën në Gërdec në dhe 26 të pa fajshëm, fara e keqe.

                  1. ?
                    ?xzy

                    Pêrsa i takon dëshmitarëve që kërkon Mehdiu. Nuk është SPAK-u dhe asnjë gjykatë tjetër që duhet t'i plotësojnë tekat e tij.. Ai mund të thërresë 100 apo 200 dëshmitarë, por është ai që i thërret dhe i kërkon dhe jo gjykata. Me një fjalë, që ta kuptojnë të gjithë: gjykata nuk varet nga Mehdiu dhe nuk është fare e detyruar t'i sigurojë atij dêshmitarët. Gjykata mund të thërresë vetë ndonjë dëshmitar, nëse ka nevojë të bindet për diçka, por dëshmitarët e tij duhet t'i gjejë dhe t'i thërresë vetë Mehdiu.

                    1. Z
                      Zgjebaraket krenare.

                      Kur do te vij dita qe mos te shikojme me fytyrat e ketyre zgjebarakeve neper faget e gazetave apo ekranet ne tv. Kusaret duhet te shkojne tek vendi dhe tu sekuestrohet gjithcka.Mos na pafte syri me ndyresira te ketij lloji.

                      1. r
                        reti11

                        O Fatja i Eli spermes! Po vec 90 deshmitare pate kerkuar? Shume pak! Thirr lexhenden e vicidolit si deshmitar, dhe eshte njesoj sikur te kesh therritur 1000 deshmitare!

                        1. K
                          KOLONEL PESIONIST

                          Më falni.Pordhë me rigon: 1.Në TV e PordhëTalet e Saliut shkojnë militant të Non gratës dhe nuk thon të vërtetën.Nuk ka pse TV të marrin në analizë se çdo bëhet me ZENIN SI DËSHMITER.Ky është kulmi i gjashtë së Popullit me MEDJET,DEEJTËSINË DHE TË KORRUPTUARIT MSDHOR. 2.Pse nuk thirret Saliu si kryesor që ka firmosur VKM dhe që ka deklaruar se"..pa firmën time nuk krijohej Gërdeci.."-TV KLAN. 3.Nuk thuhet se çdeshte ZENI ME ZYRË NË M.MBRIJTHES.. 3.Pse ortaku tij AMERIKANI DIVEROLI U DËNUA ME 4 VITE BURG NË Amerikë dhe ZENI..JO.?? 4.A u bë libër,filmë dhe gjyqe për ZENI-Gërdecin..? 5.Sa kohë do jet e TREDHUR SPAK GJKKO nga SaliPërbindëshi Shqipëtar..?

                          Lini një Përgjigje