
Një 19-vjeçar i identifikuar si Klajdi Jaupi është vënë në prangat e policisë së Gramshit pasi dhunoi dhe grabiti një të moshuar në qytet.
I riu i grabiti 55 000 lekë të moshuarit 82-vjeçar banues në fshatin Gjerë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
I moshuari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kthejani pensionin plakut të gjorë, lërini provat materiale se ka nevojë për ilaçe dhe ushqim!
Gramshi mban rekord kombetar per numrin e perdoruesve te heroines. Normale qe te ketilla ngjarje do ndodhin. Shyqyr qe plaku qenka mire...