
Gjovalin Guri, i cili kërkohet nga policia për atentatin ndaj baba e bir, Zef dhe Gjin Guri, ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje.
Nga arratia, ai rrëfeu për News24 se nuk është ai autor i krimit ku vdiq xhaxhai i tij dhe u plagos kushëriri, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin Shosh-Kir në Dukagjin.
Gjovalin Guri u shpreh kur ndodhi vrasja ka qenë në një shtëpi i fshehur ndërsa ngjarjen e ka marrë vesh përmes një telefonate.
Në një njoftim, Policia e Shkodrës, deklaroi se Gjovalin Guri ishte i dyshuari kryesor për shkak të një konflikti me djalin e xhaxhait për shfrytëzimin e një hapësire pyjore.
Por autori i dyshuar e mohon duke thënë se nuk merret prej 12 vitesh me shfrytëzimin e pyllit.
Gjithashtu mohon akuzat e ngritura ndaj tij rreth dy vite më parë Gjovalin Guri për kultivimin kanabisi, duke u shprehur është i pafajshëm.
Nga ajo periudhë, Gjovalin Guri vijon që të jetë në kërkim nga policia, ndërsa vrasja e xhaxhait të tij, Zef Guri dhe plagosja e kushëririt, Gjin Guri është një tjetër çështje që rëndon mbi 40-vjeçarin, i cili pretendon se nuk dorëzohet nga frika e padrejtësisë.
I dyshuari ka apeluar shtetin shqiptar që të bëhet drejtësi dhe të hiqen akuzat ndaj tij, duke pretenduar se është i pafajshëm si për atentatin, por edhe për akuzat për kultivim kanabisi.
Keshtu eshte kur nuk ka shtet qe te vendose me ligj per cdo meter katror te ketij vendi hajdutesh se kujt i perket prona!