Ngjela: Krimi të vret, prokurorët e gjyqtarët të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim

2 Tetor 2023, 13:44Kronika TEMA

Ngjela: Krimi të vret, prokurorët e gjyqtarët të

Zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili tha se prokurorë të SPAK ishin në shënjestër të bandës së Laert Haxhisë për t’i eliminuar, ka ngritur shqetësimin për mbrojtjen e emrave të drejtësisë.


Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se prokurorët e SPAK, por edhe gjyqtarët e GJKKO-së të merren në mbrojtje te veçantë.  Sipas Ngjelës, njerëzit e drejtësisë, duhet të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.

"Krimi të vret duan mbrojtje të veçantë. Duhet të rrinë në vende të mbrojtuar. Janë të mpakur. Nuk janë shumë aktiv sepse nuk kanë mbrojtje të plotë. Duhet të jetësojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.

Shteti duhet të punojë ti organizojë në një vend të veçantë. As GJKKO s’ka mbrojtje. Bandat kriminale që vijnë nga paratë e vjedhura bëjnë të njëjtët goditje.  Tani lind problemi a kanë mbrojtje nuk e di... me sa kam parë nuk kanë mbrojtje", - tha Ngjela.


Avokati u shpreh se SPAK nuk ka personalitete të mëdha të jurisprudencës. Sipas Ngjelës, personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit.

"SPAK-u po bën një gabim duhet të merrnin personalitet të mëdha të jurisprudencës. SPAK-u duhet të ketë forcë. SPAK-u aktual nuk ka personalitet, kjo dëmton gjendjen, personalitete e tyre vendosen me arreste dhe me dënimin e mafies.

Personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit. Nuk keni profesionistë, janë të trembur dhe të korruptuar. Duhet reformim ta dëgjojnë dhe ekspertë. Goditës i madh në SPAK",- tha Ngjela.

5 Komente

  1. K
    Kapterri

    Nga korrupsioni nuk të mbrojnë as vilat me avlli 5 metra

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqipëria rrumpallë

      Jashtë lagjeve të mbrojtura të bëhet kërdia thotë avokati

      Përgjigjjuni
      1. F
        FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

        'Sbije rrufeja ne hale.... Krrimineli Taku I 'Ngjeles'-DINASTI S'bije rrufeja ne hale' perderi sa gjall'je TI! Perderi sa gjalle jan ter 'çunat e BLLOKUT' Te rritur pa breke ne preher te Sal malokut!

        Përgjigjjuni
        1. G
          Grushti i drejtësisë

          Duhet ligj i veçantë: kush sulmon prokurorët dhe gjykatësit dënim i përjetshëm!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Messerschmitt

            Keto kriminele banda jane si puna atyre gurve qe i hedh ne ajer e te bien ne koke. Vete i ngrejten e u perkujdesen qe te beheshin sa me te forte e me buaje e fame duke u mbuluar krimet dhe nepermejt tv gjakdhjere arrixhije u benin reklme vipash arrixhu gerrrku arabi e tani duket qarte qe ju kane dale jashte kontrollit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje