
Pas planit të Laert Haxhiut për të vrarë dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimin, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po zhvillohet një takim për të riorganizuar mënyrën e mbrojtjes së prokurorëve që u rrezikohet jeta nga grupet kriminale.
Në takim janë thirrur edhe kreu i SPAK Altin Dumani, ministri Taulant Balla, kreu i Gardës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe prokurorin Kreshnik Ajazi.
Dy prokuroret u morën në mbrojtje pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer planin e Laert Haxhiut për t'i vrarë.
Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë të dyja prokuroret janë ndjekur për disa muaj, ku përgatitja e Laert Haxhiut dhe anëtarëve të grupit të tij, ishte vrasja e tyre ose të familjarëve.
Si kuptoj dot keta psikopatet gjakdhjere qe e kapin me grate !!! disa psikopat i ngrejne ne politik ne detyra te larta deri ne ministre e pastaj i gerrthasin kur shofin qe kane veshur brek e disa psikopat te tjere duan ti vrasin ......pika