
Policia e Elbasanit, ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, kjo e fundit e dashura e të kërkuarit për vrasje, Laert Haxhiut.
Në bllokimin e mjetit kanë marë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhërin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj.
Pikërisht kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit.
Gazetari Elton Qyno raporton se automjeti, është survejuar disa herë nga agjentët e policisë së Lushnjës, me shpresën e lokalizimit dhe arrestimin e Laert Haxhiut, por në asnjë rast nuk ka sjellë asnjë rezultat.
Për këtë automjet ka folur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Artan Tafani, se ka lëvizur i armatosur së bashku me Laertin në disa qytete të vendit.
Bashkëpunëtori ka treguar e dashura e Laert Haxhiut, ka dijeni thuajse për çdo lëvizje dhe krim të Laert Haxhiut, ndaj dhe prokuroria urdhëroi arrestimin e saj për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Implikimi i Klea Gjata me vrasësin Laert Haxhiun, lidhet jo vetëm nga dëshmia e Artan Tafanit, por dhe nga telefoni i saj.
“Ora News” mëson se në momentin e arrestimit, Klea Gjata, i janë sekuestruar dy aparate telefonike ku nga kqyrja e tyre rezultoi se vajza nga Lushnja atë ditë dhe në ditët e tjera, fliste në telefon në mënyrë të vazhdueshme me Laert Haxhiun.
Haxhiu nga burgu në Greqi ku ndodhet aktualisht thuajse çdo ditë ka folur me Klea Gjata që qëndronte në Tiranë dhe Lushnjë. Për t’u mbuluar rreth aktivitetit të saj, vajza kishte hapur një dyqan shitje rrobash në Lushnjë.
Të gjitha këto biseda të bërë në aplikacionin “Whats app” dhe aplikacione të tjera, janë në dorë të prokurorëve dhe administruar në dosjen hetimore, ku pritet që ti kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK.
“…nga materiali hetimor i administruar rezulton se personi nën hetim Klea Gjata, ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të personit nën hetim, Laert Haxhiu, si dhe të personave të tjerë.
Nga ana e saj nuk është kryer asnjë veprim për kallëzimin e këtyre krimeve në organet kompetente. Rezulton se nga kqyrja e telefonit të sekuestruar kësaj shtetase, ajo ka komunikime me personin nën hetim Laert Haxhiu.
Po ashtu rezulton se Klea Gjata, ka lëvizur me të njëjtin automjet me këtë person nën hetim dhe ka pasur dijeni mbi faktin se ai ka qënë i armatosur. Klea Gjata, rezulton që ka qënë në të njëjtin automjet me Laert Haxhiun, në momentin kur kanë marrë në makinë autorin e këtyre veprave penale të quajtur Artan Tafani…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit./Oranews

Kapeni q.......i tani.
Ndyresira femra... nene e bije bashke!
Veprim i zgjuar i SPAKut. Femrat zberthehen kollaj, ajo do tregoje cdo krim te dashnorit, bravo SPAK. Vrasjet do vazhdojne, sepse keto biseda, telefona zbulojne edhe krimet qe jane bere dhe donin te benin kriminelet e bandave. Tani ata qe jane demtuar vrare te afermit, do marrin hak. Krimi ne Shqiperi eshte ne arrati, ose jane ne burg, ose jane te fshehur ne tombino poshte urave, si puna e atij Talo Celes.
Familje baxhellash
Ca ishit ju nga shqipria?! Nenat gjyshet stergjyshet me ket nivel karakteri! E ku te dilni ju normal, harrojeni. Pyll pa derra s‘ka po deri me sot nga ju s‘doli askush tamam.
Ti Ks apo "mashkulli tipik i ndershem" Kosoves kur te permendesh femrat e Shqiperise laje gojen mire e mire dhe pastaj permendi me respekt, se derra si ti mbushin bordelet e Kosoves dhe Shqiperise... dhe pastaj plehra si ti marin guximin te fyejne femrat shqiptare ne teresi!!! Ka edhe Kosova derra si ti...
Duke lexuar ket faqe, te merr frika te shkoshe ne Shqiperi, prandaj ligji i luftes per te gjithe keta: pushkatim dhe harres ose policia duhet te gjeje nje menyre se pa çfarosjen e ketyre, s'ka qetesi dhe siguri. Lenia neper burgje e ketyre eshte mekat me i madh qe u behet shqiptareve te ndershem sepse gjendja nuk do te ndryshoje kurre. Neper bote kane ditur se si te veprojne. E keni mare ne Amerike? Te vret polici mu ne mes te rruges!! Keta jane pjelle e Sali Berishes me plepat e Durresit dhe me keta mbahet dhe sot ajo kerme. Drejtesia ne dore e ka ne qoftese SPAK nuk eshrte bashkepuntor me Saliun.
ha ha Po cthua o ' fytrya ..............." me te ikur Xhin Gjoni nga drejtesia lulezoj krimi. Ai ishte trim qe nuk kishte frik nga askush, pervec Xenit qe kur e shikonte i shpetonte shurra.
Nënat e mira nuk bëjnë vajza baxhella. Dardha bie nën dardh,thotë një fjal e urtë
po fotot dhe videot qe nene e bij i conin laertit kur do na i tregoni ?