“Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot”, rrëfimi i shoqes së Klodianës: Pse nuk e denoncoi burrin

2 Tetor 2023, 19:08Kronika TEMA
“Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot”, rrëfimi i shoqes

Castelfiorentino (Firence) - Shoqja më e afërt e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me armë zjarri në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e 28 shtatorit, ka dalë nga shtëpia vetëm mëngjesin e së shtunës, pas gjetjes së trupit të pajetë të 45-vjeçarit, i cili u vetëvra pas krimit të rëndë.

Me të, shqiptarja kishte folur vetëm pak orë para se të vritej. Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Nazione’, shoqja e shqiptares rrëfen se Klodiana kishte frikë që ta denonconte Alfredin, sepse i druhej faktit që ai mund të hakmerrej ndaj fëmijëve. E mbushur me ndjenja faji që nuk shkoi ta denonconte vetë, mikesha e së ndjerës thotë se Alfredi e kishte kërcënuar në shumë raste.

“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Alfredi ishte ende rrugëve, i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Ai më urrente dhe më druhej, sepse i dilja përballë. Nuk e kisha frikë. I kam thënë më shumë se njëherë: nëse nuk të denoncon ajo për ferrin që po i bën të jetojë, do ta bëj unë”.

Po përse nuk e denoncoi Klodiana asnjëherë ish-burrin e saj, nëse ndihej në rrezik?

“Për fëmijët. Kishte frikë që nëse e denonconte ai do i bënte keq fëmijëve, në shenjë hakmarrje ndaj saj. Por ishte e bindur edhe për një gjë tjetër… Mendonte se edhe nëse e denonconte, nuk do të ndryshonte asgjë. Më thoshte: ‘Në fund atë që do të bëjë do ta bëjë gjithsesi’.

Shqiptarja ishte kokëfortë, por me zemër të madhe. I donte fëmijët e saj me shpirt. Donte të ishte e lumtur, po përpiqej me gjithë fuqinë e saj. Kishte gjetur dikë me të cilin ndihej mirë. Një burrë i cili ashtu si ajo kishte kaluar vite ferri duke duruar gjithçka sepse donin të rrinin bashkë. E njoh shumë mirë, dhe ai ashtu si unë, deri kur Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tashmë do të duhet të përballemi me çfarë ndodhi: Një dhimbje e papërballueshme dhe një peng që do më torturojë përjetë”.

Nëse do të mund të kthehej pas, çfarë do bënte?

“Do shkoja te karabinierët dhe do ta denoncoja, me ose pa miratimin e Klodianës. Si unë ashtu dhe partneri i saj nuk na e bënte zemra që të vepronim pa dëshirën e saj. Këmbëngulëm shumë. U përpoqëm ta bindnim me çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte bisedën duke thënë: Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot. Ne e respektuam deri në fund.”

Po familja a ishte në dijeni?

“Për mendimin tim dinin shumë pak, ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e qeshur. Shqetësimet apo frikën që kishte ia besonte miqve dhe nuk fliste kurrë keq për Alfredin me të tjerët. Për të thoshte se ishte shumë punëtor. Mund edhe të ketë qenë, por vitin e fundit nuk kishte dhënë më asnjë qindarkë për familjen, ndonëse jetonte nën të njëjtën çati me fëmijët dhe të. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka dhe se kishte marrë paratë e ishte arratisur në Shqipëri”.

Pistoletën me të cilën e vrau dhe u vetëvra duket se Alfredi e mbante në shtëpi…

“Ajo që mund të them është se Klodiana e parandiente që do e vriste me një plumb pistolete. Nuk ma ka thënë kurrë hapur, por njëherë më la të kuptoja se ai kishte armë, duke shtuar një fjali që nëse e rimendoj më futen të dridhurat: Tashmë e kam kohën e kufizuar…”

Klodiana Vefa ishte nënë e dy fëmijëve, një vajzë 14-vjeçare dhe një djali 17-vjeç.

4 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Reale eshte se ju jeni arabe gjaxore e jo shqiptare... allah uakbar

    1. I
      Ish komshiu

      Kurva kurven fo mbroje ,kushte frike per femijet thote kjo ,po per tu shkerdhyer nuk kkshte frike ,ajo ishte baxhelle si dhe ti shoqja e saj ,boll na çate trapin per ikjen nga kjo bote nje kurve

      1. I
        Ish komshiu

        Kurva kurven fo mbroje ,kushte frike per femijet thote kjo ,po per tu shkerdhyer nuk kkshte frike ,ajo ishte baxhelle si dhe ti shoqja e saj ,boll na çate trapin per ikjen nga kjo bote nje kurve

        1. G
          Game Over

          Mire kali na ngordhi por nuk te lene as mizat rehat. Kjo shoqja e viktimes eshte shoqja tipike e gruas qe te fut sherrin ne shtepi. Me vjen keq per viktimat. Histori shqiptare, emigrojne per nje jete me te mire por e harrojne qellimin per te cilin kane emigruar, dhe lene kockat. U qoft Dheu i lehte. Qofshin te Parajses. Game Over

          Lini një Përgjigje