Vrasjet e bandës së Laert Haxhisë, Klodiana Lala zbulon përplasjet e fuqishme me grupet kriminale

3 Tetor 2023, 15:10Kronika TEMA

Vrasjet e bandës së Laert Haxhisë, Klodiana Lala zbulon

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për operacionin “Never Forget”, ku i penduari i drejtësisë, Artan Tafani duket se ka dhënë detaje shumë të rëndësishme në zbulimin e shumë vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale.

Lala tha se Tafani ka zbuluar disa detaje se si janë përplasur grupi i Laert Haxhiut me grupe të fuqishme kriminale në Rotredam, gjë që mund të çoj në zbulimin e emrave surprizë. 

“Se si do të rezultojnë dhe se sa do rezultojnë të vërteta deklarimet e Artan Tafanit, kjo mbetet për t’u hetuar. Por përtej vrasjeve, ai ka folur edhe për rrjete të fuqishme të trafikut të drogës të cilët janë nga Amerika Latine në drejtim të Holandës, Belgjikës dhe më pas në Shqipëri.

Ai ka thënë se dy nga ngjarjet e ndodhura në Greqi siç është vrasja e Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit, kanë ndodhur për shkak se Laert Haxhiu dhe grupet kriminale ishin në përplasje me to, për prishje të pazareve të drogës në Rotredam dhe në Belgjikë, këto detaje mund të sjellin të nesërmen emra surprizë që mund të arrestohen.

Këtë që them e them me përgjegjësi të plotë, dëshmia e plotë e tij do dalë nesër e asgjë nuk mbetet pa u zbuluar në këtë vend. Autoritetet duhet të jenë të kujdesshëm”, -tha Lala.

1 Komente

  1. E
    Eri

    Pse s’pordhe më mirë o Klodi se sa the këto fjalë boshe që s’tregojnë asgjë në fund të fundit?

    Lini një Përgjigje