Gazetari Eni Ferhati tha se është shumë e vështirë që videoja që u pretendua se kishte dalë nga një telefoni i një personi që është nën hetim nga SPAK, të ketë dalë nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha se e gjithë kjo mund të jetë bërë edhe për të ulur, apo për të zvogëluar rëndësinë e punës së SPAK-ut.
Gjithashtu ai tregoi kur gazetarët shkojnë në SPAK për takimet me kryeprokurorin Dumani, në kat të dytë ku është laboratori digjital, atyre nuk u lejohet as të kthejnë kokën, por shoqërohen nga rojet.
“Ky mund të ishte një informacion për të hedhur poshtë punën e SPAK-ut, shiko me çfarë merret Prokuroria e Posaçme, e godet në atë formë që besoj se krijon goxha impakt.
U pretendua se kjo video doli nga SPAK-u aty në kat të dytë ka një laborator digjital të SPAK-ut që ne nuk kemi arritur ta shikojmë se si është.
Ne kur futemi, rojet na thonë mbajeni kokën drejt. Ndaj duhet të jemi serioz e të kemi kujdes nga etja për klikime apo për të qenë në qendër të vëmendjes se edhe mund të përdoren nga gazetarë të ndryshëm”,-tha Eni Ferhati për Euronews Albania.
Ndërkohë Klodiana Lala shtoi: “As derën nuk e shohim, se na shoqëron garda. Pastaj nuk mund të hidhet çdo gjë në publik, ajo jo vetëm gazetari që nuk është, por edhe duhet hetuar”.
Kujtojmë se gjatë fundjavës u aludua se një video gjysmë-erotike e një moderatoreje të njohur kishte dalë nga Prokuroria e Posaçme.
Kur sheh se si shkruajnë këta plehrat nuk të vjen fare gjynah për ta. Madje, e meritojnë. Hani mut, gazekarë. Edhe ato videot pak i keni, o kurva.
Tymnajen,budallallikun, si gjithmone,e nxorri torollaku Kar'amuça qe e mban veten per profesor kriminalistike,dhe qe i di gjithe gjerat e nentokes,por ne fakt eshte karafil complet.