Kanabis në ballkonin e banesës, Apeli lë të lirë Encën

3 Tetor 2023, 16:55Kronika TEMA

Kanabis në ballkonin e banesës, Apeli lë të lirë

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lë me masën e detyrim paraqitjes, këngëtaren Enca Haxhiaj e cila u kap në flagrancë duke kultivuar kanabis në disa vazo në banesën e saj pranë TEG-ut.

Vendimi është marrë pasi prokuroria ka hequr dorë nga animimi. Megjithatë gjyqtarja e Apelit Elona Mihali ka vendosur ta cilësojë si të ligjshëm arrestimin e saj nga policia, për çka pala mbrojtëse kishte kërkuar të shpallej i paligjshëm.


Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë me vendimin nr. 2067 Akti, datë 14.09.2023,ka vendosur:

Vleftesimin si te ligjshem te “arrestit ne flagrance” te personit nen hetim R. H. Dhe caktimin ndaj saj si mase sigurimi ate te "Detyrimit per paraqitje ne Policine Gjyqesore", parashikuar nga neni 234 iK.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personi nën hetim me iniciale R.H, i cila kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Elona Mihali, vendosi:

Mospranimin e ankimit te Prokurorise te ushtruar ndaj vendimit nr.2067 akti, date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak te heqjes dore nga ankiminga ana e Prokurorise.

Mospranimin e ankimit te personit nen hetim Ruensa Haxhiaj te ushtruar ndaj vendimit Nr.2067 , date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak se ankimi eshte ushtruar jashte afatit ligjor.

 

4 Komente

  1. L
    Largohuni!!!

    Nje plak u arrestua se i mbiu nje rrenje ne oborr, te pasurit i mbjellin vete dhe lirohen. Kjo eshte drejtesia ne Shqiperi. Ikni sa me pare.

    1. J
      Juristi

      Hahaha,ketu, ne kete vend eshte tragjiko komike çdo gjë.Mendoj,qe kjo kurva nuk duhet te plasej mrena per ato vazot,vk,nderkohe qe ligji e ka per sasi te vogel fare,t'plasin mrena 2-3 vjet,minimum.Por pse shume,shume, djem te rinj,per sasi te vogla hashashi,3-4 gr jane ne burg?Si ta kuptojme kete drejtesi?

      1. k
        km

        Me kete rast,nxirreni mesime.Shpallni te pafajeshme te gjithe ATA qe Jane kapur me kultivim kanabisit.Cka Encja me shume se te tjeret?keshtu i hapin rruge Edhe gjelberimir te mjediseve e pallateve

        1. V
          Vlora.Vlora

          Pese vazo nga 300-600gr secila i thone 1.5 me 2kg ,nqs do kishet kapur nje ne rruge do ta kishet kalbur ,,rrobt ku ti keni gjykates dhe prokurora,Jua bejne mire kriminelet ju plumbin kokes doni ,ligji eshte i njejte per te gjithe

          Lini një Përgjigje