“Bankat ishin bosh”- Gazetarja: Ka pasuri të Vis Martinaj që nuk janë sekuestruar

18 Shkurt 2023, 21:40Kronika TEMA

“Bankat ishin bosh”- Gazetarja: Ka pasuri të Vis Martinaj

Gazetarja Keti Banushi, analizoi në emisionin Review në Euronews Albania aksionin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj.

Banushi tha se në dijeninë e saj ka dhe pasuri të tjera të cilat janë në pronësi të Martinaj, por që nuk janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas saj kjo mund të ketë ndodhur pasi SPAK nuk ka mundur të vërtetojë dot që pronat janë në emër të tij.

“Llogaritë bankare ishin zero. Ai i ka marrë masat më herët për t’i boshatisur, pasi ka kaluar tre herë kontrolli i pasurisë së tij. Vë re që ka dhe pasuri që nuk janë listë. Ato dihen që janë pasuri të tij, por të vendosura në emër të personave të tjerë. SPAK e ka pasur ndoshta të vështirë për të vërtetuar, por në informacionet që kam vijon hetimi i këtyre pasurive.

Është një hotel “Arbëria”, afër Laçit në Fushë kuqe, që dihet që është në pronësi të tij por në listën e pasurive të sekuestruara nuk është.

Është një listë me 34 subjekte, por janë dhe pasuri të tjera të cilat dyshohet se ai mund t’i ketë fshehur”, tha Banushi.

1 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Prokurori prositute sic eshte dhe Spaku ,vetem ne albanistan ndodh qe nje pesoni te shume kerkuar ti behet kontroll banese pas 6 muajsh dhe ,dhe bllokim pasurie ne te njejten kohe ,,cfare gjetet o prokurore ,pidhin e grave tuaja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje