
Adriatik Lilo, kryeplaku i fshatit Zvezdë në Maliq ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku babai ka vrarë djalin.
Sipas tij, 50-vjeçari që u vra me çekiç nga babai i tij, Hamdi Bylykbashi, së fundmi e kishte rënduar me pijen.
Ai ka treguar se kur ka shkuar në vendngjarje, pasi ishte lajmëruar nga familja se 50-vjeçari i kishte rënë murit me kokë, shtëpinë e ka gjetur gjithë gjak.
“Shumë familje e mirë. Këtë që ndodhi askush nuk e besonte. Njerëz të punës, pa fjalë, familje e rregullt.
Djali ka pasur nja dy divorce, po nuk është ndonjë gjë. Po bën 1 vit e gjysmë a 2 që është kthyer nga Gjermania.
Jetonte me të atin. Pijen e kishte rënduar, mbase dhe ndarja, larg fëmijëve. Unë isha në punë kur më morën në telefon, një djalë nga fshati që punon me makinë më thanë që e kishin lajmëruar për të çuar djalin në spital.
E kishte marrë familja, i kishte thënë hajde se kemi djalin, i ka rënë murit me kokë i dehur dhe duam ta çojmë në spital. Kishte vajtur ky e kishte parë gjak gjithë shtëpinë dhe u kishte thënë s’mund ta fus në makinë, lajmëroni ambulancën.
Më merr mua në telefon të lajmëroja ambulancën se djali i Shefkiut i ka rënë murit me kokë dhe është shumë keq.
I bie unë ambulancës, vjen ambulanca e merr, në spital deklaruan se ndërroi jetë. Kishte qenë gjallë kur e ka marrë ambulanca”, tha kryetari i fshatit.
Sinqerishte nuk arrij te kuptoj ,a ka Shtet ky Vend ,ka Akademi etj etj , qe t'i vendose jovetem ktij Fshati ne Maliq Emrin Shqiptare qe ka mbajtur dikur si u veprua me Kucoven qe i kthyer emrin e vet shqiptare Dimal ? Apo jat mo se keshtu e ka tradite shteti nastradinave qe me te medha kan Pordhet se Punen . Kur Fillohet nji Pastrim i shtepise , nuk hiqet vetem nji Plehr ,por vazhdohet te pastrohet i gjithi si e do puna . Mbasi ke pastruar Shtepine dhe dores i thua dore ne Shqip dhe kembes -Kembe , fillon e Patsron Oborrin e pastaj me radhe Rrugen etj .