Vettingu e konfirmoi në detyrë, ndërkombëtarët e ONM kërkojnë shkarkimin: Prokurorja Mariola Mërtiri është kunata e Mirel Mërtirit

18 Shkurt 2023, 09:34Kronika TEMA

Vettingu e konfirmoi në detyrë, ndërkombëtarët e ONM

Nga Vladimir Karaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi Komisionerit Publik të enjten që të apelonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmin në detyrë të prokurores Mariola Mërtiri.

Në rekomandimin me 24 faqe, vëzhguesit ndërkombëtarë vënë në dukje se përfundimet e arritura nga shumica në KPK në konfirmimin e Mërtirit ishin të paplota.

“Ankimi do t’i mundësonte Kolegjit të Apelimit të kryejë një analizë të saktë financiare ku të vlerësohen qartë dhe siç duhet të gjitha çështjet në fjalë; të hetojë dhe vlerësojë çështjet e ngritura lidhur me asetet, aftësitë dhe të shkuarën,” thuhet në rekomandim.

Mërtiri u konfirmua me shumicë votash më 21 dhjetor të vitit që shkoi. Relatori i çështjes, Roland Ilia dhe anëtarja Pamela Qirko arritën në konkluzionin se problemet e gjetura ishin sqaruar dhe se Mërtiri kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Në pakicë, kryesuesja e trupës Etleda Çiftja arsyeton se ndërsa veç e veç problemet e gjetura në rivlerësimin e Mërtirit nuk ishin të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin, të marra së bashku ato çonin në shkarkimin e saj dhe se “subjekti i rivlerësimit dështoi të kalonte testin e moscënimit të besimit të publikut”.

Vëzhguesit ndërkombëtare, gjetjet e të cilëve ishin edhe elementët kyçë në seancën publike që u zhvillua me Mërtirin në dhjetor, kërkojnë rihetim të dosjes.

Në rekomandim, vëzhguesit vënë në dukje se shumica në KPK ka dështuar të kryejë hetim të plotë dhe po ashtu edhe të arsyetojë apo argumentojë vendimin e saj për të konfirmuar Mërtirin. “KPK nuk bëri arsyetim në vendimin e saj,” është një frazë që përmendet disa herë në rekomandim.

ONM kërkon që të hetohen dhe vlerësohen lidhjet mes prokurores Mërtiri dhe bashkëshortit të saj me një numër personash të përfshirë në atë që njihet si afera e inceneratorëve. Ndër të tjera, në listë janë kunati i prokurores, Mirel Mërtiri dhe kunata e saj, Stela Gugallja si dhe  biznesmeni i shpallur në kërkim, Klodian Zoto; të gjithë persona nën akuzë nga SPAK për korrupsion e pastrim parash.

Vëzhguesit vënë në dukje se pretendimet e Mërtirit se kontaktet me këta persona i kishte pasur para se ata të akuzoheshin dhe se lidhjet ishin ndërprerë, nuk ishin të mjaftueshme.

“Sipas mendimit të vëzhguesve ndërkombëtarë, një sërë faktesh dhe ngjarjesh të dokumentuara në aktet e administruara tregojnë një lidhje të vazhdueshme midis subjektit, burrit të saj, kunatit, kunatës dhe vjehrrit dhe biznesit të tyre, partnerëve/punëdhënësve gjatë viteve,” thuhet në rekomandim.

ONM vë në dukje se këta persona që po hetoheshin nga SPAK ishin në partneritet që në në vitin 2011 dhe në vazhdim dhe po ashtu ishin nën hetim për zbatimin e kontratave koncesionare që lidhen me inceneratorët.

Vëzhguesit vënë në dukje se shpjegimet e Mërtirit për pozicionin e bashkëshortit në kompanitë e krijuara nga të hetuarit dhe pagën e tij nuk janë bindëse. ONM po ashtu vë në dukje se nuk i gjen bindëse pretendimet e Mërtirit se ajo nuk i njihte pronarët e një makine me të cilët kishte udhëtuar, nisur nga lidhjet e vazhdueshme me këta persona.

“E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet për mosnjohjen e pronarëve të automjeteve, duke pasur parasysh lidhjet e familjes së bashkëshortit të saj me pronarët ndër vite, punësimin e bashkëshortit të saj në një kompani të lidhur ngushtë dhe të krijuar nga ky grup njerëzish, si dhe përmendjen publikisht të emrave të tyre në kuadër të aferës së inceneratorëve,” thuhet në rekomandim.

ONM kërkon specifikisht edhe rihetim të mundësive të Mirel Mërtirit, kunatit të prokurores, për t’i dhënë asaj dhe bashkëshortit një hua prej 1 milion lekësh në vitin 2011. ONM arsyeton në rekomandim se justifikimet e dhëna nga Mërtiri dhe pranuar nga KPK-ja në shumicë nuk qëndronin.

Sipas vëzhguesve dhe pakicës, marrja në konsideratë e të ardhurave në disa vite, por lënia jashtë e shpenzimeve në periudha të ngjashme ishte e padrejtë dhe se një analizë e re financiare do të gjente bilanc negativ.

Njëlloj ONM kërkon rivlerësim edhe sa i përket transaksioneve mbi një autobus dhe të ardhurat e vjehrrit në Greqi si emigrant.  ONM po ashtu kërkon rivlerësim të praktikës së fitimit të kredisë së butë nga Mërtiri, duke vënë në dukje disa kontradikta në shpjegimet e dhëna nga prokurorja.

Sa i përket figurës, vëzhguesit ndërkombëtarë kërkojnë që KPA të rihetojë Mërtirin për mosdeklarim të kontaktit me një person të dënuar për trafik narkotikësh, me të cilin ishte firmosur kontrata e blerjes së një apartamenti. Sipas ONM-së, në rastin në fjalë Mërtiri kishte kërkuar dorëheqje nga një çështje në vitin 2015 me palë këtë person dhe se kjo tregonte se ajo ishte në dijeni të kontaktit, pavarësisht se ka pretenduar që as ajo dhe as bashkëshorti nuk e kishin takuar personin në fjalë.

Vëzhguesit po ashtu i kërkojnë KPA-së që të rihetojë mundësitë e konfliktit të interesit mes Mërtirit dhe Bashkisë së Fierit. Sipas ONM-së, në katër çështje me hetime të pushuara nga Mërtiri dhe palë bashkinë, nuk është e qartë se përse ajo nuk kishte hequr dorë nga dosjet pasi ndërkohë kishte marrë një kredi të butë nga bashkia. Pretendimet e Mërtirit për kohën e kaluar nga kredia e butë, nuk janë cilësuar të mjaftueshme nga ONM.

ONM vë në dukje se në këto dosje nuk janë kryer hetime të mjaftueshme dhe mungon në disa raste arsyetimi për vendimmarrjen që çonte në pushimin e hetimeve.

“Vendimi i mosfillimit ka mungesë të arsyetmit dhe justifikimit dhe mungesë të hetimeve… Nuk është kryer hetimi i nevojshëm dhe as është dhënë arsyetimi i nevojshëm nga subjekti”, thuhet për një nga rastet.  Në përfundim, ONM kërkon hetim të plotë të rastit të prokurores në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

7 Komente

  1. L
    Laura

    Hë se bën ca shkrime pro qeverrisë dhe kundër Doktor Rrumpallës Kristua dhe sja ankimojnë ahahahhaha

    Përgjigjjuni
    1. “Lauresha” po i ngaterron gjerat. Mos shkruaj kot, per njerez qe s’kane lidhje me njeri tjetrin.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Universi shprsa ime

      U pa puna duhen sjeĺl prokuror egjykatēs të huaj e të pakorruptushëm. Me gjith vetingun kta po njisoj as sekuestrim as burg atëher pse vetingu ? Çfar kuptimi ka ? Bàgti popullsi e kërrusur 45 vjet nga qoftlargu e 32 vjet nga jashtëqijta e ppsh-së. ..

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edlira

        Popull-dele...Mafia eshte ulur prej kohesh kembekryq ne sistemin gjyqesor.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Km

          Kjo qenka me biografi te keqen.Po si juriste si eshte?Tjeter:-vetem kjo eshte?Burri gjukates- perjashtohet nga vetingu.Gruaja Prokurore kalon vetingun dhe vazhdon detyren.Burri nuk ia Ka prishur biografie?Apo...ATA qe i sherbejne ceshtjes Jane te mire Edhe pse kane burrin te prekur.Ndersa ATA qe kane kuneterit,Edhe pse te pagjukuara,Jane te keqinj.Doktorret rivirgjerojne ATA qe Duan.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vezhguesit Mafioze bejne Shqiperine Corbe !

            O Zot i Madhe c'na gjeti me ata idiota ne ate vend . Te Huajt kane 32- vjet qe kan degjenruar gjithcka ne ate vend ,qe nga Demokracia qe sabotuan dhe mbeshtet injorancen e kriminelet e tipit berisha ne pushtet ,por edhe Drejtesine Shqiptare .Ja shikoni cfar ben me Llallen qe i dhane Azil ne Itali !!!!!!!!!! Ala jan kaq naive shqiptaret sa i beojne qorre cfar thone Te Huajt ?! Ala nuk arrijne te kuptojne Shqiptaret se e gjithe kjo Anarshi e Degjenrim total qe ekziston ne jeten e institucioneve Shqiptare dhe Politike ,kriminalitetit e degjenrimit te shoqerise eshte fale ktyre te Huajve qe shiten si kompetente e bejne corb ne gjithcka ,me qellim mosfunksionimin e Shtetit Shqiptare dhe Injektuar thelle ke opinioni shqiptare Propaganden e tyre hedhur shekuj me pare .se ; Shqiptaret nuk bejne dot Shtet ,qellimi sot te largohen shqiptaret nga shqiperia ,duke i mbajtur me te tilla Metoda Kaosi e rremuje ne pasiguri e anarshi ,duke perhapur pakenaqsi ke populli ? Kulmi .Edhe ne Medie eshte Dira e tyre , ku diktojne gjithcka dhe i mbyllin cdo dritare komunikimi e hapsira zhvillimi Demokratike popullit e shoqeeise shqiptare . Shteti kaqolve eNaiv ben spektatorin

            Përgjigjjuni
            1. A
              AI

              Vetingu I Ballukut e Konfirmon normal

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje