E rëndë, nëna vret vajzën 14-vjeçare dhe hidhet nga dritarja e shtëpisë

18 Shkurt 2023, 17:44Kronika TEMA

E rëndë, nëna vret vajzën 14-vjeçare dhe hidhet nga

Një krim i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Oristano, Itali. Nëna ka vrarë vajzën e saj 14-vjeçare dhe më pas është hedhur nga dritarja e katit të parë të pallatit ku banonte.

Gruaja 52-vjeçare, Monica Vinci u transportua menjëherë në spital me helikopter, ndërsa gjendja e saj është shmë e rëndë. Ndërsa vajza e vogël, Chiara Carta u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë.

Ishin disa kalimtarë që vunë re gruan dhe njoftuan menjëherë ish-bashkëshortin e saj. Në momentin që ka hyrë në banesë ka zbuluar krimin makabër. Vajza pa shenja jete ishte e shtrirë në banjën e shtëpisë.Ajo kishte plagë të dukshme nga thika.

Ende mbeten të paqartë motivet e vrasjes. 

Lini një Përgjigje