Beçi: Ekspertët e Reformës në Drejtësi janë fshehur në Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë

2 Shkurt 2026, 22:30Kronika TEMA
Beçi: Ekspertët e Reformës në Drejtësi janë

Avokati Eugen Beçi, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se “ekspertët e Reformës në Drejtësi janë “fshehur” në Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë”.

“Politika ka faj për këtë Reformë në Drejtësi, nga fillimi në fund. Sepse bëri një vetting të pallogaritur mirë. Ekspertëve u erdhën natën të gjitha dokumentet në gjuhën angleze dhe vetëm i përkthyen e i botuan në mëngjes. Nëse ke bërë vetting dhe të gjithë prokurorët e gjyqtarët, për shkak të vetting-ut i futën njerëzit në burg, sepse kriteri ishte “mos nxirr njeri nga burgu”. A u hoq ndonjë nga puna se mbajti dikë kot në burg? Nëse do ndodhte kjo, atëherë do të thoja që kriteret ishin të studiuara mirë nga ekspertët. Të gjithë ekspertët kanë marrë nga një vend pune dhe janë rehat sot”, tha Beçi.

“Ekspertët e nivelit të lartë që kanë bërë reformën janë fshehur në Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese. Në rast se ishte kjo shkencë kaq e madhe, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk e pranuan. Nëse kemi deputetë që votojnë symbyllur dhe besojnë tek ekspertët, le të vazhdojnë atëherë”, shtoi avokati.

4 Komente

  1. L
    L

    Zotni te kam ndigju neper studio e tv,mendoj se e ke merituar largimin,je berishist,fatkeqesisht kan ngel shume si ti,Olsi Dado me shok.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Lali cthote biruca....reforma Lali

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drejtesi e vertete

      Nuk e di nqs ka te tille, nqs ka do ta benin punen mire ne keto dy gjyk. dhe ne KLGj,Klp,por aspak dhe turp qe fshihen e kane frike nga spak,kerkojne me paturpesi rritje rrogash te padegjuara...

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Ky eshte THELBI i gjithe rrumpalles "drejtesi" qe ka ndodhur e po ndodh sot. Bravo avokat, por si mund te zgjidhet ky lemsh?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje