Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj paraqiten në GJKKO

22 Nëntor 2025, 09:15Kronika TEMA
Belinda Balluku dhe dy vartësit e saj paraqiten në GJKKO

Në GJKKO mbahet sot seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it. 

Dy vartësit e Ballukut mbërritën në GJKKO të shoqëruar nga forcat e policisë, pasi janë lënë në arrest shtëpie pas akuzave për shkelje të barazisë në tenderë. 

Pak minuta pas tyre, para dyerve të GJKKO u shfaq edhe Belinda Balluku e shoqëruar nga motra e saj avokate, Pamela Qirko.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. 

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

3 Komente

  1. H
    Hasi

    Kam shume besim se ne fund do vertetohet pafajesia e saj.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sovrani

      O SPAK filloni hetojeni mirë këtë lavatriçen. Shikojeni dhe supermarkets që i kishte në emrin e burrit të Pamelës dhe ja shitën Samirit për një shifër stratospherike... (nuk vlenin as sa 1/30). Dhe pastaj kjo Samirit direkt liçencat. Për miniera PG, KO... Pa llogarritur pse doli edhe atje tuneli. Shikojeni mire se kjo ka vila atje në emra të tjerë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malua

        Sia paska then fare per pune letrash si duket,pa mbaruar mire projekti e mberthyen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje