Policia e Fierit ka njoftuar zyrtarisht pas të shtënave ma armë mbrëmjen e djeshme. Rreth orës 21:30 të mbrëmjes në një lokal në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, dyshohet se pas një konflikti mes R. Ç., 33 vjeç, dhe M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit, pa shkaktuar të lënduar.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen "8 Shkurti", dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje