Bënte gara me makina dhe i publikonte në rrjete sociale, e pëson keq shoferi nga Tirana

25 Gusht 2022, 11:56Kronika TEMA

Bënte gara me makina dhe i publikonte në rrjete sociale, e pëson

Policia Rrugore e Tiranës, krahas kontrolleve intensive të kryera për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe evidentimin e ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ka nisur një punë verifikuese për videot e publikuara në rrjetet sociale që tregojnë qartazi shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të verifikimeve, është bllokuar automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. SH., i cili, në bulevardin “Zogu i parë”, ka kryer bashkë me drejtuesin e një automjeti tjetër, gara shpejtësie dhe i ka pasqyruar ato në rrjete sociale.

Policia Rrugore e ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me masë administrative 40.000 lekë të rinj, si dhe vijon puna për kapjen edhe të drejtuesit të automjetit tjetër që bënte gara shpejtësie bashkë me drejtuesin e automjetit tip “Benz”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

1 Komente

  1. s
    shelegura

    Polici e nderuar po shkruaj nga sauku i vjeter jane dy makina qe jane raportuar ne polici ,qe ne ruge lagje ruga Selim Braja shpejtesi maramendese jan cuna sauku i ka ndaluar policia dhe nuk i gjobit ,prandaj kur shtypen njeres fai qendron mbi policin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje