
Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e 3 shtetasve të huaj që u kapën në Gramsh, të dyshuar si spiunë rusë.
Burime për gazetarin e Abc, Aldo Kozarja, bëjnë me dije se njërit prej të arrestuarve, 24-vjeçarit ukrainas Fedir Alpatov, në çantën e sekuestruar veç sendeve të tjera i janë gjetur edhe tre bidona me vrimë të shpuar.
Referuar të dhënave të policisë, por edhe rasteve të mëparshme gjatë aksioneve të uniformave blu nëpër banesa, rezulton se bidonat mund të jenë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike.
Kujtojmë që pasditen e 20 gushtit pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, u pikasën 3 shtetas të huaj të cilët po tentonin të hynin fshehurazi në godinë.
Dy ushtarakët shqiptarë Ardjan Xhaka dhe Ardi Bici, janë afruar dhe ju kanë kërkuar të largohen, por në këtë moment ka ndodhur një përplasje fizike mes tyre dhe shtetasve rusë, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajj paralizues duke lënduar dy ushtarët shqiptarë.
Pas ngjarjes dy ushtarakët janë dërguar pra trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, ndërsa 3 shtetasit e huaj janë arrestuar.
Tre shtetasit e huaj kanë dalë sot para gjykatës në Elbasan e cila ka vendosur masën arrest me burg.
Ndër akuzat e Prokurorisë së Elbasanit është dhe ajo e spiunazhit.
SHIHNI GAZETARET SHQIPTAR NE SHERBIM TE KINEZEVE Qendra për Analizën e Politikave Evropiane, një organizatë që studion ndikimin që Kina ka në Europën Qendrore dhe atë lindore, ka shkruar së fundmi për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë. Sipas një raporti të përpiluar prej kesaj qendre, thuhet se drejtuesit e vendit komunist prej vitesh po përpiqen të shtrijë ndikimin e Pekinit në Europën Lindore dhe Qendrore. Në lidhje me Shqipërinë, ky raport tregon se Pekini po ndjek një plan afatgjatë dhe ka një strategji që kalon në katër faza... Faza e katërt dhe e fundit fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe mediatik. Një studim në vitin 2020 numëroi më shumë se 1000 artikuj të lidhur me Kinën të botuar në vend gjatë pesë viteve. Gati gjysma, 47%, e portretizuan Kinën në një dritë pozitive, 38% ishin më negative dhe 15% u konsideruan neutrale. Nunerohen mbi 30 gazetare e analiste shqiptar qe paguhen per te realizuar synimin mediatik kinez me informacione dhe analiza ne gjuhen shqipe qe publikohen nepermjet radios Ejani pjese e seksionit shqip te radios se jashtme te kines. Jane emra te njohur si g.p. qe eshte dhe pergjegjesi udheheqes i grupit, dhe pjese e keshillit drejtus te rtsh. Eshte e. l., ish diplomati g.m., analistet s.c., a.ç., t.th. bashke me nja dy dyzina gazetar e folsa te rtsh. Paguhen rregullisht nepermjet llogarive bankare dhe mbetet e zeza menyra e veprimit ne te zeze pa u regjistru ne qkb e tatime. Kjo strukture anonime qe e ka qendren ne bllok, tek pallati ngjyre jeshile i ndertu nga firma pinguli kati 6 apartament i lshu me qera nga t.th. i rtsh, ka vite qe vepron dhe rekruton ushtar te rinj. Sdi si por a nuk eshte kjo pune e shish? Apo kur ndodh si me spiunet turist ruso ukrainas te Gramshit kujtohen shish dhe sherbimet tona te sigurise. Çiftin e ujqve Ilir monika meta kryemadhin ketu e keni mos harroni çakallin kineze qe po na vret me pjellen tone te prapte gazetaret e kazonit pa din e iman
Leksion gazetarie per gazetarin V.K: Artikulli duhet te titullohej "3 bidona te shpuar", ose "Vari Bidonat". Jam kureshtar te di sa paguhet ne muaj nje gazetar.
Pra jane arrestuar tre njerez të dyshuar si agjente ruse, dhe hetimet duhet të ishin "Top Secret". Por ne fakt gazetaret marrin vesh çdo gje dhe u publikojne ne media, pa mbaruar akoma hetimet. Është deshperues dilentatizmi dhe mungesa e profesionalizmit të organeve tona të hetimet, qe si kllufa mburren tek gazetarët se "demek unë di gjera". "Çar do me ditë to mër villa. Po ta prish lala ty? Sa t'kesh Baken ti, mos çaj kokë. Shkruj aty. I kemi gjete ca shishe atyne trapave, po ishin t'shpume. Ha ha ha ha. Kupto ti apo jo? Shishe t'shpume. Se per çar i dojshin, nji zot e di." Dhe këta gomerë jane punesuar ne sherbimet tona sekrete.