
Rekruti rus Mikhail Zorin që po testohej për t’u pranuar si agjent në strukturat e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës (GRU) nuk do të ndalej vetëm në Shqipëri.
Misioni i tij i radhës do të ishin vendet e tjera të Ballkanit dhe fokusi nuk do të ndryshonte – referuar kryesisht objekteve ushtarake të reja ose të vjetra.
“Do jesh turist dhe do vizitosh shtetet e Ballkanit, do jesh i financuar dhe do synosh kryesisht objektet ushtarake të reja ose të vjetra, do i fotografosh ose nga brenda ose nga jashtë”.
Detajet e reja nga hetimi për shtetasit e ndaluar në Gramsh u bënë të ditura nga një zyrtar i inteligjencës shqiptare në kushte anonimiteti për “Albanian Post”.
“Kjo ishte detyra fillestare për rusin, për të vendosur nëse do të rekrutohej më pas”, u shpreh ai.
Sipas tij, rrëfimi i Zorin-it tregon dashur padashur se si rekrutohen dhe se si shikohen gjërat nga inteligjenca e jashtme ruse.
Kjo, për t’i pasur njerëzit të lidhur pas vetes që nga zbulimi i të kaluarës dhe cenet e tyre duke i bërë presion ose duke i joshur me karrierë dhe perspektivë.
“Rrëfimi i studentit në organet kompetente shqiptare në këtë formë tregoi se ata janë në pjesën fundore të spiunazhit dhe ata mund edhe të sakrifikohen për të krijuar një precedent deri në nivele diplomatike. Kjo, e kombinuar me shërbimet sekrete ruse”, vijon burimi.
E vetmja mëdyshje e hetimit të inteligjencës shqiptare deri në këto momente lidhet me saktësinë e koordinatave të bazës që rusët kishin.
Ky është një element që kompromentoi të arrestuarit, duke treguar se ata kanë shkuar në Gramsh të përgatitur me harta dhe me koordinata duke përdorur mjetet e sofistikuara të navigacionit.
Gjykata urdhëroi të mërkurën që dy rusët dhe ukrainasi të qëndrojnë në burg për akuzat e “sigurimit të informacioneve sekrete të karakterit ushtarak apo të çdo karakteri tjetër për t’i dhënë një fuqi të huaj, e cila cenon pavarësinë e vendit”.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura dhe nuk u dhanë detaje se pse të dyshuarit mund të kenë qenë të interesuar për vendin.
Ata u arrestuan të shtunën brenda ose pranë ish-uzinës ushtarake në Gramsh. Të dyshuarit kishin bërë fotografi të uzinës.
Autoritetet shqiptare thanë se Zorin, i cili kishte hyrë në fabrikë, përdori spraj piperi ndaj dy rojeve ushtarake që po përpiqeshin ta kapnin.
Timofoeva dhe Alpatov u arrestuan jashtë kompleksit.
Policia tha se sekuestroi automjetin e tyre Chevrolet, dy drone, një laptop, para dhe prova të tjera.
Tre të dyshuarit e mohuan akuzën për spiunazh. Nuk ishte menjëherë e qartë se kur do të mbahej një gjyq. Nëse përfundimisht shpallen fajtorë, ata do të përballen me 10 vite burg./ Albanianpost.com
SHIHNI GAZETARET SHQIPTAR NE SHERBIM TE KINEZEVE Qendra për Analizën e Politikave Evropiane, një organizatë që studion ndikimin që Kina ka në Europën Qendrore dhe atë lindore, ka shkruar së fundmi për marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë. Sipas një raporti të përpiluar prej kesaj qendre, thuhet se drejtuesit e vendit komunist prej vitesh po përpiqen të shtrijë ndikimin e Pekinit në Europën Lindore dhe Qendrore. Në lidhje me Shqipërinë, ky raport tregon se Pekini po ndjek një plan afatgjatë dhe ka një strategji që kalon në katër faza... Faza e katërt dhe e fundit fokusohet në përpjekjet e autoriteteve kineze për të fituar një profil më të lartë publik dhe mediatik. Një studim në vitin 2020 numëroi më shumë se 1000 artikuj të lidhur me Kinën të botuar në vend gjatë pesë viteve. Gati gjysma, 47%, e portretizuan Kinën në një dritë pozitive, 38% ishin më negative dhe 15% u konsideruan neutrale. Nunerohen mbi 30 gazetare e analiste shqiptar qe paguhen per te realizuar synimin mediatik kinez me informacione dhe analiza ne gjuhen shqipe qe publikohen nepermjet radios Ejani pjese e seksionit shqip te radios se jashtme te kines. Jane emra te njohur si g.p. qe eshte dhe pergjegjesi udheheqes i grupit, dhe pjese e keshillit drejtus te rtsh. Eshte e. l., ish diplomati g.m., analistet s.c., a.ç., t.th. bashke me nja dy dyzina gazetar e folsa te rtsh. Paguhen rregullisht nepermjet llogarive bankare dhe mbetet e zeza menyra e veprimit ne te zeze pa u regjistru ne qkb e tatime. Kjo strukture anonime qe e ka qendren ne bllok, tek pallati ngjyre jeshile i ndertu nga firma pinguli kati 6 apartament i lshu me qera nga t.th. i rtsh, ka vite qe vepron dhe rekruton ushtar te rinj. Sdi si por a nuk eshte kjo pune e shish? Apo kur ndodh si me spiunet turist ruso ukrainas te Gramshit kujtohen shish dhe sherbimet tona te sigurise. Çiftin e ujqve Ilir monika meta kryemadhin ketu e keni mos harroni çakallin kineze qe po na vret me pjellen tone te prapte gazetaret e kazonit pa din e iman