Berisha sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

3 Nëntor 2025, 08:20Kronika TEMA
Berisha sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim

Sali Berishado të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. Kreu i PD-së po gjykohet me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë.

Herën e kaluar që ishte në SPAK, Berisha vijoi sulmet ndaj gjyqtares së hetimeve paraprake Irena Gjoka , për të cilën kërkoi shkarkimin nga detyra me pretendimin se ka fshehur dënimin dhe dëbimin nga Greqia për falsifikim dokumentesh. Berisha tha se i ka kërkuar edhe KLGJ-së që të shqyrtojë mandatin e saj.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

 

Lini një Përgjigje