Pas serisë së ngjarjeve të fundit tragjike, qyteti i Vlorës është vënë nën vëzhgim të shtuar. FNSH-ja, Forcat Operacionale dhe Policia e Vlorës kanë intensifikuar kontrollet në pika kyçe të qytetit, me qëllim rritjen e sigurisë publike në qytetin bregdetar.
Gazetarja e Klan News Greta Haskaj, duke iu referuar burimeve policore, raporton se kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe tek ata që dyshohet se qarkullojnë me armë të ftohta apo nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, po kryhen verifikime për dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Burime nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha akset kryesore të qytetit, me synimin për të parandaluar ngjarje kriminale dhe për të garantuar rendin e qetësinë publike në Vlorë.
Lini një Përgjigje