
Me shtimin e korsive të biçikletave në rrugët e Tiranës, kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm edhe përdoruesit e kësaj kategorie. Jo vetëm si mjet transporti i shpejtë, por edhe si një mënyrë efikase për të kursyer çmimin e karburanit.
Specialist i menaxhimit të trafikut urban, Gerhard Baka thotë se shpesh herë vihet re se krahas drejtuesve të mjeteve, edhe drejtuesit e biçikletave shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, dhe bëhen shkak për aksidente.
“Të gjithë përdoruesit e rrugës, siç janë këmbësorët, çiklistët, motomjetet dhe mjetet, krahas respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, janë edhe shkelës statikë të rregullave dhe normave të qarkullimit rrugor, duke mos përjashtuar edhe kategorinë e biçikletave.
Shpesh kemi parë raste kur përdoruesi i biçikletës ka vazhduar rrugën me semafor të kuq. Kjo kategori mjeti nuk ka respektuar sinjalizimin. Dhe kjo kategori siç janë çiklistët të ndëshkohen”, thotë Baka.
Në jo pak raste, shkak të aksidenteve janë bërë edhe këmbësorët, për mënyrën se si kalojnë në rrugë. Edhe për këtë kategori, policia rrugore thotë se pas sensibilitimit për ta do të nisë gjoba.
“Ne kemi bërë kërkesë në drejtorinë përkatëse që dhe këmbësorët të ndëshkohen konform rregullave”, thotë eksperti.
Nisur nga numri i lartë i drejtuesve të mjeteve, apo dhe këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, policia ka implementuar edhe mjetet teknologjike, si droni, për të evidentuar të gjithë shkelësit e rrugës. /abcnews.al
ne foto shikohet nje Vespa. ku eshte bicikleta qe pengon?
Faleminderit redaksise qe shkruan njehere ne vit edhe per ndonje problem te tille (te cilet jane pafund). Te dashur, shoqeria ka nje mal te madh me probleme te perditshme, mund te konsideroni te shkruani dhe te nxirrni ne pah edhe problemet e perditshme te njerezve apo qytetit, dhe jo te shkruani vetem per kreret e partive politike. (nje sugjerim miqesor dhe pa dashur te jem i pasjellshem). Respekt per mundin dhe trajtimin e problematikes. Shpresojme te lexojme me shume nga problemet e perditshme