I dogjën makinën, dëshmia e ‘gangsteres’ nga Bilishti: Jam konfliktuar me deputetin e PD. Herën tjetër do më gjeni në ndonjë kanal

25 Shtator 2022, 12:03Kronika TEMA

I dogjën makinën, dëshmia e ‘gangsteres’ nga

Deizi Arapi, 27-vjeçarja që iu dogj makina mbrëmjen e djeshme i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë.

Ajo thotë që kjo është hera e dytë që i digjet makina dhe pretendon se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Bledion Nallbati, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.

"I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet).

Pas konfliktit mu dogj makina e parë.  Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.

Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet",  shpreh ajo.

Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

5 Komente

  1. N
    Nici

    Meriton nje emer tjeter. Jo gangstere.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Policia duhet te reagoje menjehere , mos ta lere vajzen vetem ne meshire te qelbesirave Direkt te beje investigime kush e dogji Makinen dhe kush i ben presione vajzes

      1. F
        Florida

        Pushuar nga puna si pastruese…..ha ha ha nuk e kam degjuar ndonjehere

        1. I
          Imigranti

          Cfar jane keto idiotizma; si mund ti vere epitetin “gangstere “ kesaj vajze, gazeta Tema?!. Kjo eshte absolutisht e papranueshme dhe e denueshme. Turp per gazeten Tema, turp per Mero Bazen qe lejon budallaleqe te tilla.

          1. D
            Dakord

            E ka ne thonjeza o zoteri se para sa muajsh e arrestoi policia kete vajzen per prishje te rendit dhe qetesise publike.

          Lini një Përgjigje