
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në lidhje me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë nga hakerat iranianë i nisur prej disa muajsh.
Karamuço shprehet se qëllimi i hakerave përmes nxjerrjes së informacioneve synojnë përplasje mes grupeve kriminale apo edhe në institucione shtetërore, duke iu referuar këtu publikimit të e-maileve të ish-kryepolicit Gledis Nano.
“Qëllimi i hekerave që unë do ta quaja me të drejtë njësiber terrorizëm është të krijojë frikë, panik, kauzë, destabilizim, përmbysje të qeverive pro perëndimore dhe krijimin e një klime pro ruse, pro iraniane, pro lindore, pro briksit, mos harroni është aleanca e tyre.
Sigurisht duke i nxjerrë informacionet, duke i publikuar ato ata bëjnë dy gjëra, e para targetojnë njerëzit që për vite të tëra ata i kanë ndjekur, i kanë proceduar, i kanë paralajmëruar që të kryejnë veprime, siç ishte rasti i ish-drejtorit Nano që ka qenë dhe drejtori i anti-terrorit dhe nga ana tjeter këto informacione shtojnë mundësitë dhe premisat që midis grupeve të organizuara të rilindin përplasje shumë të ashpër, të rilindin përplasje jo vetëm midis tyre por edhe në institucione shtetërore konkrete, pra kjo na ka hapur kutinë e pandorës”, u shpreh eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.
Ai thekson në emisionin “Vetting” se programi i përdorur nga hakerat për të publikuar të dhënat është rus. Në këtë pikë Karamuço thekson se sulmi kibernetik mund të jetë i koordinuar mes shteteve jo mike të Shqipërisë, pra Iranit dhe Rusisë
“Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij në Dubai ai mbetet prap rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës.
Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackerave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë”, tha ai.
Ekspert kastravec, po Ukraina perdor pikerisht Telegramin per te nxirre Rusine dhe ka kanale zyrtare te presidentit Zelensky qe ben dhjetra postime ne muaj per krimet ruse ne Ukraine. Ky ekspert po konkuron me Artan Hoxhen per traplluqet ne tv.
Ky Karamuco eshte shume rot kari. Eshte qesharak fare . Ik ore dedicent se na hape barkun. Do merret Rusia shteterore me ne, qe jemi kot fare . Po ndoshta ndonje rus qe eshte i zoti ne IT , edhe mund ta kete bere ate pune, nga inati qe ne flasim kudo neper media sociale kunder tyre por jo i nxitur nga shteti it ij, se ja rrisim shume vleren vetes sone qe te merret Rusia me nje vend te vogel si ne