
Policia ka arrestuar një mjek te spitali i Traumës. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mjeku reanimator quhet Fitim Marku.
Gazetarja Ortensa Budlla raporton se Marku dyshohet të jetë kapur në flagrancë brenda ambienteve të spitalit duke marrë ryshfet nga pacientët. Shuma nuk është e konfirmuar.
Mjeku ka dalë nga spitali me uniformën e punës, dhe më pas ka hipur në makinën e policisë me pranga në duar.
Është vetëm një mjek i arrestuar për korrupsion, ndërkohë që ende brenda spitalit ndodhen efektivë civilë të policisë të cilët po bëjnë sekuestrimin e disa prej kartelave të pacientëve dhe regjistrin e mjekut.
Sa kilowat energji ka marre ryshfet ky mjeku. E ka kaluar shifren e 800 kW? Nese po, urgjent ne buke qafirin se na ka falimentuar shtetin.
Jo bre, ca jeni tuj than....mos bre nuk ka mundesi...pa,pa,pa, cpaski ken o njerez....a si keni pa spitalet shqiptare, sa te bukura, te pastra, te kujdeshme, te pasura me ilace qe kur mos ta fusesh doren ne xhep, lol..ca jeni tuj thon, or tej per parajsen e Eddrames se Berisha ka nja 10 viti qe ka dal ne pension, lolllllll