Sulmi kibernetik, Çuçi: Asnjë vend nuk e përballon dot i vetëm

23 Shtator 2022, 11:34Kronika TEMA

Sulmi kibernetik, Çuçi: Asnjë vend nuk e përballon dot i

Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi u shpreh sot se asnjë vend nuk i përballon dot i vetëm sulmet kibernetike, e jo më një vend si Shqipëria.

Duke folur në një tryezë me përfaqësues të Drejtësisë dhe Bashkimit Europian, ai tha se sfidat për policinë tani kanë ndryshuar, nga krimi i organizuar dhe terrorizmi te sulmet kibernetike.

“Të gjithë ndajmë të njëjtin opinion që sfidat në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit, janë shumë komplekse. Mjafton të përmendim situatën e pazakontë që po përballet sot Policia dhe agjenci të tjera të qeverisë me sulmin kibernetik. Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ligjzbatuese për fenomene si krimi i organizuar, lufta kundër drogës dhe terrorizmit, për të cilat kemi krijuar stabilitet lidhur me bashkëpunimin me partnerët, tani po përballemi me luftra të reja siç është lufta kibernetike. Ky sulm na tregoi që asnjë vend nuk mund të përballojë i vetëm këto fenomene, e jo më një vend i vogël në zhvillim siç është Shqipëria”, tha Çuçi.

Sipas tij “Projekti i ri i bashkëpunimit me BE-në është momenti për të shënuar që ne lëvizim tani në një ligë tjetër, është fillimi i aderimit të Shqipërisë në BE. Projekti merr një rëndësi të veçantë sepse do të na shoqërojë ne në një proces shumë të rëndësishëm, të ndërlikuar siç është procesi i negociatave me BE-në. këtu kapitulli 24 i kontratës sonë me BE-në është një nga shtyllat kryesore të kësaj kontrate.

Dua ta theksoj këtu sepse ka rëndësi që pa u mbyllur kapitulli 24, Shqipëria nuk mund të ecë me kapituj të tjerë. Jam i kënaqur që në këtë moment vjen edhe etapa e re e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe BE-së në asistencën që ofron për agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë”.

1 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    O Cuci e di si i thone kesaj ,,te te shkerdheje gruan tjetri per 14 muaj ne shtepine tende ,dhe pastaj te thuash te kapa ,ne fakt as per te kapur s keni per te kapur ,,megjithese juve s ju ben pershtypje se e keni edhe nga pervoja

    Lini një Përgjigje