I arrestuar 5 vite më parë në Tiranë, shqiptari që u gjet i groposur në Greqi humbi kontaktet më 4 shtator

22 Shtator 2022, 18:20Kronika TEMA

I arrestuar 5 vite më parë në Tiranë, shqiptari që u

Policia greke duket se është drejt identifikimit të kufomës së dekompozuar, i zbuluar më 19 shtator në një fushë në fshatin Mouriki të Tebës, pas gërmimeve të eskavatorit që po kryente punime për të vendosur një tubacion nëntoksor.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se viktima është shtetasi Ilir Rrasa, 45-vjeç, pasi në trupin e tij u gjend karta e idenditetit me emrin e tij.

Mësohet se ai është arrestuar në Mars të vitit 2017 së bashku me Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari në Tiranë, pasi akuzoheshin për tre raste grabitjesh lokalesh. Po ashtu, Ilir Rrasa ka qenë i dënuar edhe para se të arrestohej në vititn 2017.

Burime bëjnë me dije se familjarët e Ilir Rrasës nga Elbasani e kanë patur kontaktin e fundit me të më 4 shtator, teksa 15 ditë më pas u gjet i gjysmë i groposur në Greqi.

Trupi i pajetë, sipas burimeve policore, ishte në gjendje dekompozimi. Aktualisht, trupi i viktimës ndodhet në morgun e Athinës për të përfunduar ekspertizat ligjore për të verifikuar nëse ka pasur vdekje të dhunshme.

2 Komente

  1. G
    Grek o Maskara

    Shtetit me Shkerdhate ne Bote mundet ti besohet cdo Krim .Kane vrare shqiptare njelloj si me qen ne Lufte por shqiptare civile qe shkuan paArme ne Greqi si emigrante . Kta jane Greket ata qe kan qen ,te pabese , te pacivilizuar terroriste . Ministria jone e Jashteme ,nuk merret me kujdesin e krimet qe shteti Grek ka ber e ben kunder Emigranteve shqiptare ,te cilen e ka per detyre por ,pellet OKB-se duke marre Flamurin e shpetimtarit te Botes nji lilput karagjoze ,Ytttt te pafytyre qe nuk ditet njiher te perfaqsoni e mbroni interesat e shqiptareve ne Bote por ngelet varur ne bolet e te tjerve

    1. J
      Jorgo

      epo ke gjet katund te gabum e grabit u Rrase, Muriqi eshte jetr e mot shume me shqiptar ose me sakte arberesh se ti e raca jote

      Lini një Përgjigje