Kush është shqiptari që u kap me 20,000 paund të fshehura brenda një buke

22 Shtator 2022, 11:49Kronika TEMA

Kush është shqiptari që u kap  me 20,000 paund të fshehura

Një shqiptar u përpoq të fshihte 20,000 £ para në dorë si bagueta të mbështjella me fletë allumini. Sipas mediave të huaja, Valentin Gjoni, 54 vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe ishte në një makinë me dy persona të tjerë, të ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në tetor 2020 duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone.

Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe se nuk kishte para në automjet, por pas një kontrolli, ata gjetën më shumë se 20,000 £ të mbështjellë brenda "baguette".

 Policia e Kentit u njoftua dhe paratë u sekuestruan sipas ligjit për të ardhurat e përfituara nga krimi. Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.

 

Lini një Përgjigje